Në Holandë i tremben surprizave që mund të gjejnë tifozët e Feyenoord në Tiranë por një holandez që jeton prej 10 vitesh në Tiranë ku ka hapur nja agjenci turistike, dhuron kartolinën më të bukur për bashkëkombasit e tij, duke u hapur dritaren e një vendi që sipas tij është miqësor dhe shumë interesant.
Quhet Jorik Nijdam dhe prezantimi që ai bën Shqipërisë në mediat holandeze, është mahnitës. Lexojeni:
“Kryeqyteti i zhurmshëm Tirana ka më shumë bare për metër katror në të gjithë Evropën. Restorantet janë të mira. Ata kanë gjithçka që dëshironi dhe çmimet janë shumë të mira. Në krye të vendit keni Alpet Shqiptare. Mos u trembni, vizitojeni.
Vendi ka shumë site të UNESCO-s dhe bregdeti jugor është i bukur. Është i ngjashëm me Greqinë, por më i lirë. Është gjithashtu një vend ku gatuhet dhe hahet mirë. Kuzhina është një përzierje italiane dhe greke, me shumë peshk dhe perime.
Pasi studiova për turizëm, Shqipëria ishte e para në listën time të vendeve që do të vizitoja. Më pas aplikova në një kompani dhe tre javë më vonë u shpërngula këtu. Nuk ishte qëllimi të rrija dhjetë vjet. Pas disa muajsh takova gruan time të ardhshme, krijuam kompaninë tonë dhe qëndruam”.
Ai jeton me bashkëshorten e tij shqiptare dhe vajzën e tyre 4-vjeçare në Tiranë, vetëm pak minuta nga stadiumi ku të mërkurën mijëra bashkëkombas do të mësyjnë për finalen e madhe.
“Nga ajo që kam kuptuar, sheshi “Skënderbej” që është pikërisht në qendër, aty do të vendosen mbështetësit e Feyenoord. Shqiptarët i pëlqejnë shumë të huajt ndërsa me brezin e ri mund të komunikoni shumë mirë anglisht.
Moti do të jetë i shkëlqyer në Tiranë. Dje ishte 30 gradë këtu, por nuk është ende shumë ngrohtë.
Këto ditë jemi shumë shumë të ngarkuar. Hotelet janë plot dhe kompania me të cilën organizojmë transfertat nuk ka më makina. Sigurisht që edhe çmimet janë rritur dhe disa hotele që në janar kane qenë 50 euro sot janë 500. Kjo ndoshta nuk është shumë normale sepse në këtë stinë maksimumi çmimi shkon në 100″.