Shqipëria U21 pësoi disfatë 0-3 në Elbasan Arena, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Europianit, ndaj Anglisë U21.
Kuqezinjtë bënë një pjesë të parë të mirë, por fraksioni i dytë ishte tërësisht për t’u harruar. “3 luanët” shënuan golin e parë në minutën e 46-të me Balogun. Një minutë më pas, djemtë e Bushit, të ç’orientuar, pësojnë edhe të dytin, me Jones.
Me avantazhin e dyfishtë në xhep, rivalët tanë e kanë thjeshtë të realizojnë edhe golin e 3-të, me Balogun, në minutën e 60-të. Pjesa e mbetur e takimit nuk shërben për asgjë. Shqipëria U21 renditet në vendin e katërt me 9 pikë. Anglia renditet e dyta me 16 pikë.
FORMACIONET ZYRTARE
SHQIPËRIA U-21: Simoni, Ndrecka, Kalaj, Selmani, Mitaj, Marku, Çelhaka, Ismailgeci, Cara, Dobra, Tuci.
ANGLIA U-21: Bursik, Livramento, Colwill, Harwood-Bellis, Johnson, Gamer, Jones, Gibbs-Wite, Madueke, Balogun, Gordon.
Minutë pas minute:
90- Mbyllet takimi.
90- 5 minuta shtesë.
80- Menaxhon rezultatin Anglia. Shqipëria e tëra në mbrojtje, për të mos pësuar sërish.