Shqipëria këtë verë, ishte destinacioni i preferuar i turizmit në rajon, ku me mijëra të huaj dhe shqiptarë të cilët jetojnë jashtë vendit, erdhën në Shqipëri, për t’i kaluar këtu pushimet e tyre.
Është kjo pika e fortë të cilën Kryeministri Edi Rama, nuk lë rast pa e përmendur, turizmi i cili sipas Ramës, deri në vitin 2030, do të kulmojë në Shqipëri.
Kryeministri ka postuar foton e mësipërme, ku shkruan se është parafytyrimi i turizmit të jahteve dhe portet tona do të shërbejnë si kartolina dhe me një siguri të madhe, përsërit të ardhmen e “ndritur”, të Shqipërisë deri në vitin 2030, në sektorin e turizmit.
Edi Rama: Kjo pamje e rrallë e mbrëmjes së sotme në portin e Durrësit, ushqen parafytyrimin e bukur të turizmit të jahteve në Shqipërinë2030 kur portet tona turistike do të jenë kartolinat e vendit kampion të turizmit në rajon.