Emri i saj ka krijuar shumë zhurmë, që prej vendimit për të thyer vendimin e Partisë Demokratike për të mos dorëzuar mandatin e deputetes, të cilin e siguroi nga përfshirja në listat në zgjedhjet e 25 qershorit të 2017.
Rudina Hajdari u rendit e treta në listën e qarkut Tiranë, pas kryedemokratit Basha dhe Oriola Pampurit,duke siguruar kështu mandatine parlamentares.
Por kush është Rudina Hajdari?
Rudina Hajdari është vajza e Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari. Ajo ishte vetëm 10 vjeç në kohën kur iu vra i ati në atentatin e 12 shtatorit 1998.
Rudina Hajdari u largua drejt SHBA-së, në vitin 2002, kur ajo ishte vetëm 14 vjeçare. Në SHBA zonja Hajdari kreu të gjithë ciklin e arsimimit ku dhe është diplomuar për shkenca politike.
Pas përfundimeve në Bachelor, në SHBA, ajo ka vazhduar studimet master në Mbretërinë e Bashkuara, ku thotë se ka arritur të mbyllë studimet me rezultate të shkëlqyera. Ishin këto rezultate që i kanë siguruar një bursë studimi në Universitetitin e Kolumbias në SHBA, i radhitur si një nga 10 Universitetet më të mira në botë.
Në vitin 2009 Rudina Hajdari punoi në administratën publike në Shqipëri, në kohën kur vendi qeverisej nga Sali Berisha. Por vetëm pas një viti ajo u largua përsiri drejt SHBA-së ku punoi për më shumë se dy vitesh në Kongresin Amerikan, pranë sektorit të Marrëdhënieve me Jashtë.
Pas përfundimeve në Bachelor, në SHBA, ajo ka vazhduar studimet master në Mbretërinë e Bashkuara, ku thotë se ka arritur të mbyllë studimet me rezultate të shkëlqyera. Ishin këto rezultate që i kanë siguruar një bursë studimi në Universitetitin e Kolumbias në SHBA, i radhitur si një nga 10 Universitetet më të mira në botë.
Në vitin 2009 Rudina Hajdari punoi në administratën publike në Shqipëri, në kohën kur vendi qeverisej nga Sali Berisha. Por vetëm pas një viti ajo u largua përsiri drejt SHBA-së ku punoi për më shumë se dy vitesh në Kongresin Amerikan.
Në 2016, Rudina vendosi të kthehej në atdhe e ku u shpreh publikisht për angazhimin e saj në politikën shqiptare. Daljen e parë publike, Rudina zgjodhi që ta kishte në çadrën e lirisë e më pas ajo u bë pjesë e PS-së. Ajo i radhit e treta në radhën e kandidatëve, në zgjdhjet e 2017, duke patur të sigurtë mandatin e deputetes.
Fjalimet e saj në Kuvend kanë gositur jo pak opinionin publik, teksa mesazhet kanë qenë të forta për të gjithë klasën politike shqiptare.
“Shpresoj që prezenca ime në këtë sallë do të sjellë lehtësim të plagëve të kaluara. Të jetë një hap simbolik për dëshirën e madhe të mbylljes së tranzicionit politik shqiptar.”
Rudina Hajdari është e martuar me Muçjon Demiraj dhe është nëna e një vajze rreth 3 vjeçare.