Në një analizë të publikuar në gazetën e njohur europiane “Politico.Eu”, ish-ministri i Jashtëm portugez, Bruno Maçãe, shkon përtej vendimit të presidentit francez për mos hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Sipas Maçães, i cili njihet për analizat e thella politike për Ballkanin Perëndimor, qëndrimi skeptik i presidentit francez, mund të vijë si pasojë e islamofobisë që ka mbërthyer Francën pas sulmeve terroriste. Ish-ministri shpjegon në analizën e tij për “Politico” se Macron është kundër hyrjes në BE të vendeve me komunitete myslimane, si Turqia, Bosnja, Kosova dhe sigurisht Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
Nga Bruno Maçães
Çfarë po e drejton saktësisht politikën e jashtme të Presidentit francez Emmanuel Macron? Ai thotë se dëshiron një Europë më shumë gjeopolitike, të aftë të përballojë një botë gjithnjë e më të rrezikshme. Por nuk është e lehtë të shpjegohet vendimi i tij për të bllokuar hapjen e bisedimeve të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, duke ia dorëzuar Ballkanin Perëndimor Rusisë dhe Kinës në një pjatë argjendi.
Gjatë fushatës së tij për president, Macron e paraqiti veten si një reformator që do të kërkonte rikthimin e vlerave themelore, liberale, demokratike të Europës. Sot, ai mburret me lidhjet miqësore me kryeministri hungarez Viktor Orbán.
Kur erdhi në pushtet, presidenti francez shihej si përfaqësuesi i një botëkuptimi për një Bashkim të ri Europian. Por tani ai thotë se dëshiron të ketë marrëdhënie më të mira me Rusinë dhe Kinën. Nëse jeni konfuz, nuk jeni të vetmit. Edhe ekspert që vëzhgojnë Macron nuk po arrijnë të kuptojnë mendësinë e tij të politikës së jashtme.
Shumë ekspertë kanë ofruar teori alternative madje edhe ekstreme. Disa thonë se presidenti francez nuk ka ndonjë plan apo strategji afatgjatë. Ai heq vëmendjen e mediave me qëndrimet e papritura dhe nuk i intereson shumë nëse ajo që sapo tha bie në kundërshtim të drejtpërdrejtë me gjithçka që ka thënë gjatë fushatës presidenciale.
Teoria ime personale është se është më e lehtë të thuash se nuk ka asnjë logjikë për politikën e jashtme të Macron sesa të pranosh që forca lëvizëse është diçka e errët, diçka që nuk na pëlqen, diçka si… islamofobia.
Pse Franca dëshiron të ngrijë bisedimet me të gjitha vendet e Ballkanin Perëndimor? Macron ka pohuar se procesi i pranimit duhet të reformohet, por deri, përveç disa ideve alternative, nuk ka bërë asnjë propozim të plotë se si duhet të reformohet dhe si duhet të vazhdojë ky proces.
Kjo ka bërë shumë ekspertët të mendojnë se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë një të përbashkët: Arsyeja e vërtetë për kundërshtimin e Macron është se Shqipëria është një vend me shumicë myslimane dhe Maqedonia e Veriut ka një pakicë myslimane shumë të madhe, e cila është shumë aktive në politikën maqedonase.
Ata mund mos të mos e kenë gabim. Nëse analizojmë me kujdes shumë prej vendimeve të fundit të politikës së jashtme të Macron nuk është e vështirë të vërejmë prirjet islamofobike të kreut francez.
Në një intervistë me “The Economist” javën e kaluar, Macron ishte shumë pak i interesuar të diskutonte për presidentin Trump por u ndal gjatë tek Turqia. I pyetur nëse mbështeste ende nenin 5 të NATO-s, i cili detyron Francën të mbrojë çdo vend anëtar të aleancës ai u përgjigj se ishte tejet skeptik.
Pse jo? Sepse ai mund të detyrohej të mbronte Turqinë, një mundësi që ai dukej se e konsideronte si absurde.
Në të njëjtën intervistë, ai papritmas sugjeroi që problemi i tij i vërtetë në Ballkan nuk ishte Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, por Bosnje-Hercegovina, të cilën e quajti një “minë me sahat” që mund të shpërthente nga rikthimi në shtëpi i xhihadistëve. Edhe pse Bosnja-Hercegovina ka dërguar gjashtë ose shtatë herë më pak “luftëtarë të huaj” në Siri sesa Franca , Macron e cilësoi si një nga qendrat civilizimit islam në Europë.
Po për sa i përket politikës së tij ta jashtme ndaj Rusinë? Ku është lidhja e përzemërt midis Europës dhe Rusisë për të cilën Macrom flet vazhdimisht? Duke pasur parasysh shkeljen e të drejtave të njeriut nga presidenti rus Vladimir Putin dhe gatishmërinë e tij për t’u përfshirë në konflikte të armatosura, kjo lidhje është shumë e vështirë për tu gjetur. Por ndoshta në mendjen e Macron, Rusia është pjesë e një botë e gjerë të krishterë që shtrihet nga Lisbona në Vladivostok dhe qendron përballë civilizimeve konkurruese të përfaqësuara nga Kina, India, vende më pranë civilizimeve Islame.
Macron nuk është një islamofob vulgar, ashtu siç janë shumë zyrtarë në Francë, por ai duket gjithnjë e më i bindur se Europa është në rrezik nga Islami dhe duhet të mbyllë derën për Turqinë myslimane, “Bosnje-Hercegovinën e “rrezikshme”, Shqipërinë dhe Veriu Maqedonia ku ka komunitete myslimane. Kjo është edhe arsyeja përse ai ndihet më komod me Rusinë e krishter. Macron nuk dëshiron të ketë një zë mysliman dhe aq më pak që vende myslimane të kenë fuqinë e vetos në dhomat ekskluzive të Këshillit Europian.
Ndoshta Macron nuk beson më se Islami mund të asimilohet dhe perspektiva e një komuniteti të madh mysliman të pa-asimiluar e frikëson atë më shumë se gjithçka. Kjo sigurisht është thjesht një mundësi. Kohët e fundit ai dha një intervistë për një gazetë të ekstremit të djathtë, në të cilën përmendi rastin e një gruaje të mbuluar me shami, e cila ishte poshtëruar në publik nga një politikan nacionalist, por nuk i doli në mbrojtje dhe nuk e dënoi politikanin francez për retorikën e tij.
Ose mbase Macron po nxitet nga politika e brendshme për të mos pësuar humbje në zgjedhjet lokale vitin e ardhshëm. Ndoshta, pas sulmeve terroriste, Franca është tanimë aq e prirur të mbajë qëndrime radikale kur bie fjala për çështje që lidhen Islamit sa që Macron ndihet i tunduar. Por për fat të keq, Islamofobia, pa marrë parasysh sa filozofike, e kulturuar apo strategjike, është thjesht islamofobi.
Përkthyer nga “Politico.Eu”