Një kompani startup në Malajzi ka marrë kërkesa pa fund për një program që bën të mundur lundrimin në internet, në përputhje me vlerat myslimane.
SalamWeb është emri i shfletuesit të ri që synon t’u garantojë myslimanëve një përvojë në rrjet që përputhet me parimet e myslimanizmit. Aplikacioni i ri ka përdorues në vendet myslimane si Malajzia dhe Indonezia.
Synimi i kompanisë Salam Web Technologies MY Sdn është të kapë 10% të 1.8 miliardë myslimanëve që ka bota.
SalamWeb mbështetet në filtrate e vet për monitorimin e përmbajtjes dhe paralajmëron përdoruesit kur u janë pranë faqeve me lojëra fati ose pornografi. Ai gjithashtu ka funksione specifike për myslimanët, si treguesi i kohës së faljes apo orientimi për mënyrën e pozicionimit gjatë këtij riti.
Ky shfletues është i certifikuar dhe në përputhje me Bordin Mbikëqyrës të Amanie Shariah dhe variant i Google Chrome-it. Ligji i Sheriatit ndalon aktivitetet që konsiderohen jo etike, si për shembull kumari, prostitucioni dhe bizneset që lidhen me alkoolin dhe mishin e derrit, si dhe produktet financiare me interes.