osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Shpifjet dhe gënjeshtrat e “demokomunistit” non grata Sali Berisha për 20 shkurtin: U fshehën si minj në bunkerë, me ata ishte dhe Edi Rama

Shpifjet dhe gënjeshtrat e “demokomunistit” non grata Sali Berisha për 20 shkurtin: U fshehën si minj në bunkerë, me ata ishte dhe Edi Rama

Enveristi që uzurpoi PD, politikani i vetëm i rangut të lartë që është shpallur non grat, njëlloj si kriminelët e luftës në ish Jugosllavi, Sali Berisha, ka kujtuar sot 31-vjetorin e shembjes së bustit të diktatorit Enver Hoxha, duke mashtruar dhe gënjyer turmat e dalë boje që e dëgjojnë, si delirant që pret fundin e tij, për çfarë i ka bërë vendit.

Në një aktivitet në Qytet Studenti, Berisha deklaroi se heronjtë e asaj kohe arritën të rrëzonin bustin e diktatorit Hoxha e ta tërhiqnin atë zvarrë në rrugët e Tiranës, duke i bërë gjyqin popullor, pas 45 vitesh vuajtje.

Berisha gënjeu pa pikën e turpit si mashtrues ordiner, se gjatë kësaj proteste të fuqishme anëtarët e regjimit u fshehën nëpër bunkerë, ku sipas tij, mes tyre ishte edhe Edi Rama. Në fakt, Edi Rama aty ka qenë bashkë me studentët e Arteve dhe qytetarët e Tiranës, kurse Saliu bridhte me veturën e sigurimit të shtetit rreth e qark sheshit, i dërguar me mision nga Ramiz Alia, për rë vazhduar planin e ndërtuar në zyrat e KQ PPSH për të rimarrë pushtetin me një komunisti të thekur si Sali Berisha.

Pjesë nga fjala e demokomunist non grata Sali Berishës:

Askush nuk i skllavëroi shqiptarët si Enver Hoxha. Ai ishte Hitleri shqiptar. Kultet staliniste ranë kudo, përvesce në Shqipëri, ku ato gjetën folenë e tyre. Përvec kultit të Enver Hoxhës, këtu të gjithëfuqishëm u vendosën kulti i diktatorit gjeorgjian, Josif Stalin, kulti i filozofit terrorist, Vladimir Lenin.

Enver Hoxha, si asnjë diktator tjetër në Evropën ish-komuniste, vendosi mbi shqiptarët një diktaturë me burgosje, tortura, internime të burra e grave, të rinj e të rejave, më shumë se në të gjitha vendet e tjera, përvec Bashkimit Sovjetik të marrë së bashku. Në asnjë diktaturë tjetrër njerëzit nuk njohën një shtypje të egër, sic njohën shqiptarët. Kjo ishte diktatura më mizore.

Ever Hoxha, me sistemin e tij, arriti të vendosë një sistem të vërtetë skllavërie në mbarë fshatin shqiptar, ku jetonte 75% e popullsisë. Me qindra mijëra vdekje nga uria kronike ndodhën në ato vite e dekada në Shqipëri, si në asnjë vend tjetër në Evropë. Shqiptarët u detyruan të hanë e të vdesin nga barishte të egra, u detyruan të hanë mish nga kafshët e ngordhura. Kulti i Enver Hoxhës u ngulit në thellësi të qenies shqiptare, edhe përmes izolimit të thellë. Diktatura e izolimit është një nga format më të egra të diktaturës.

Të gjitha këto bënë që më 1990, shqiptarët, pavarësisht se me revolucionin studentor të dhjetorit, kishin në qenien e tyre një qenie të dytë, një qenie satanike, që i kishte pushtuar ata. Rrëzimi i kultit ishte kushti i të gjitha kushteve, që opozita të ishte një opozitë e vërtetë, ishte kushti që shqiptarët të ndjeheshin njerëz të lirë e të rifitonin dinjitetin e tyre njerëzor të munguar. Me kultin e diktatorit më gjakësor të Evropës, me prezencën e tij kudo, dinjiteti njerëzor ishte pseudo-dinjitet.

Përsëri, PD, e cila ishte në formim e sipër, kishte rezerë të saj më kryesore ata që e kishin themeluar. Duhet ta pranojmë këtu, në atë periudhë studentët ishin batalioni i sulmit dhe beteja duhej vazhduar. Në këto kushte nisi lëvizja studentore e shkurtit 1991, nisi aty ku nuk e priste regjimi, në Universitetin Bujqësor. Studentët e këtij universiteti nisën grevën kundër regjimit.

Studentët e Tiranës u ngritën në mbështetje të tyre dhe morën flamujt për betejën finale. Të mbështetur nga PD, studentët vendosën të nisin grevën e vetëflijimit. Ata kapërcyen cdo përpjekje për manipulimin e saj. Ishin ditë që tronditën Shqipërinë. PD, me gjithë seksionet e saj, bëri gjithçka, me datën 20 ky shesh u bë sheshi i protestës më të fuqishme në historinë e Shqipërisë. Mbi 100 mijë qytetarë, nga Tirana e mbarë Shqipëria mbushën orët e para të mëngjesit këtë shesh.

Në një moment, artisja e mirënjohur, Rajmonda Bulku, u bën thirrje protestuesve të shkojnë të kërkojnë shëtimin e studentëve tanë. Kjo e orientoi menjëherë masën e njerëzve tek ajo që çdokush kishte në mendje, duhej shembur kulti satanik i Enver Hoxhës. Heronjtë e vërtetë, protestuesit, kaluan cdo pengese e rrethimi, nuk u tërhoqën para armëve të diktaturës, dhe më 14:05 shembën, rrëzuan përtokë, bustin e Enver Hoxhës. Në një gjyq popullor, i prenë kokën diktatorit, zvarritën shtatoren e tij në rrugët e Tiranës dhe e sollën gjer këtu. U vërsulën si lepuj e minj nëpër bunkerë për të futur kokën e tyre, ku mes tyre ishte dhe ai që sot është Kreu i Meduzës së Shqipërisë, Edi Rama.