osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Shpëtim Shmili, një meteor mbresëlënës në kinemanë dhe teatrin shqiptar (Video)

Shpëtim Shmili, një meteor mbresëlënës në kinemanë dhe teatrin shqiptar (Video)

Shpëtim Shmili mund të konsiderohet si një meteor që shkëlqen në qiellin e një nate mbushur plot me yje. “Gjenitë thonë nuk jetojnë gjatë dhe Shpëtimi pati një fat të tillë. Por në vitet e karrierës së tij ai dëshmoi se ishte një aktor brilant, një artist i lindur dhe i talentuar.

Aktor i shquar i tearit “Skampa” dhe një ndër më famshmit e kinematografisë shqiptare. Ai mban titullin “Artist i Merituar”.

Shpëtim Shmili lindi në vitin 1941 në një familje intelektuale të Elbasanit. Përfundoi shkollën Pedagogjike “Luigj Gurakuqi” në këtë qytet dhe fillimisht u emërua mësues në qytetin e Cërrikut e më tej në fshatin Shtërmen.

Por Shpëtimi ishte një talent i lindur për aktor. Në vitin 1960 ai fitoi një konkurs dhe menjëherë u pranua në Institutin e Lartë të Arteve në degën e “Dramaturgjisë”. Studimet i përfundoi me rezultate shumë të mira.

Katër vjet më vonë, në vitin 1964 ai emërohet aktor në teatrin “Skampa”. Në këtë institucion punoi deri në vitin 1994 kohë kur u nda nga jeta. Vitet e fundit ai ishte edhe titullar i këtij institucioni.

Gjatë karrierës 30 vjeçare ai gdhendi në skenë e film nivelin më të lartë artistik e interpretativ. Shmili ka fiksuar në arshivën e artit shqiptar figura të shquara të dramaturgjisë kombëtare e botërore.

Në teatër ai realizoi mbi 40 role të zhanret e dramës dhe komedisë si “Vagabondin” tek “Njeriu që pa vdekjen”, “Selimin” tek “Familja e Peshkatarit”, “Don Ëngjëllin” tek “Shembja e Idhujve”, “Gjyshin” tek Ëngjëjt e Skëterrës”, “Haraç Hildens” tek “Nepërka” etj.

Në kinematografi ai luajti 12 role mes të cilave më të famshme e të njohura për publikun shqiptar janë : Robert Çëmçakëzin tek “Horizonte të Hapura”, sinor Valetën tek “Gjeneral Gramafoni”, oficerin gjerman tek “Këshilltarët”, arkeologun tek “Dëshmorët e Monumenteve”, Vurkon tek “Pas vdekjes”, etj.

Ai ka shkruar dramat “Fundi i një intrige”, “Zemër e shqetësuar”, “Telashet e një ndeshjeje”, komedinë me tre akte “Ah kjo traktoristja” etj. Veç këtyre ai shkroi komedi muzikore, gazmore, pjesë për fëmijë për teatrin e kukullave.

Shpëtim Shmili shpalosi një kulturë të përkryer skenike, letrare dhe artistike. Ai zotëronte tre gjuhë, italishten, frëngjishten dhe rusishten. Dy prej tyre, italishten dhe frëngjishten e mësoi si autodidakt.

Me rolet dhe talentin e tij Shpëtim Shmili krijoi karaktere dhe formoi individualitetin që e bënë atë aq të dashur në rrafshin kombëtar.

Personalitete nga vendi dhe bota kanë vlerësuar artin e tij. Viktor Eftimiu e cilësoi atë si “aktor të një spektri të gjërë që mund të matet me aktorë të mëdhenj përtej kufijve shqiptarë”.

U nda nga jeta në vitin 1994 në një moshë shumë të re, vetëm kur ishte 53 vjeç. Ishte pikërisht mosha kur Shpëtim Shmili mund ti kishte dhënë akoma më shumë skenës dhe artit shqiptar. Por megjithatë vepra që ai ka lënë pas shërben si një shembull i lartë frymëzimi.

Bashkim Paheshti: E kush e harron “Robert Çëmçakëzin”

Shpëtim Shmili do të mbetet një ndër figurat e paarrira në skenën e teatrit. Do të sjell këtu vetëm një kujtim nga koha kur interpretonte Shpëtim Shmili. Ishin provat e përgjithshme të pjesës “Tokë e Ndezur”. Zakonisht ato bëheshin në tavolinë dhe aktori duhet ta zotëronte pjesën e tij. Në këtë kast merrnin pjes aktorët e mirënjohur si Demir Hyskja, Kadri Roshi, Astrit Çerma, Pirro Kita dhe mes tyre ishte edhe Shpëtim Shmili. Kur të gjithë duhet të hidhnin ndonjëherë sytë për rolin e tyre, Shpëtimi ka interpretuar sikur të ishte në skenë. Ai e zotëronte aq mirë tekstin saqë të gjithë u habitën. Kadri Roshi dhe Astrit Çerma u ngritën dhe e përqafuan. I tillë ishte Shpëtim Shmili me një kulturë të gjithanshme dhe me disa gjuhë të huaja. Ai shkruante njëkohësisht, përkthente dhe ishte një miqësi e mirë për të gjithë. Ndërroi jetë shumë herët në moshën 53 vjeçare por ka lënë aq shumë role të klasit të lartë sa ne nuk do ta harrojmë. Nuk do të harrojmë rolin me të cilin është skalitur ai siç ishte Robert Çëmçakëzi tek filmi “Horizonte të hapura” . unë mund të them se nuk gjej një profil tjetër të ngjashëm me të dhe tani e kam parasysh këtë personazh me ecjen karakteristike. Për teatrin Skampa Shpëtim Shmili do të mbetet një ikonë me shumë vlera./Konica.al/Bardha Nergjoni/

https://youtu.be/pZp-UqiKylY