Kreu i PDIU Shpëtim Idrizi dhe disa mbështetës të tij kanë nisur të marshojnë drejt Kryeministrisë për të protestuar kundër vizitës së ministrit grek Nikos Dendias.
Me të parë ekskortën e ministrit grek, Idrizi ka nisur të vrapojë drejt rrethimit të policisë, teksa ka qëlluar me shishe uji furgonin e efektivëve.
“Kjo është protestë ku policia është sjellë në mënyrën më të poshtër të mundshme. Janë shoqëruar 24 protestues çam, të cilët kanë ardhur me baballarët për të protestuar. Po i them publikisht, do t’ju mbajmë mend emër për emër e fytyrë për fytyrë. Nëse janë trima, të mos ndalojnë shqiptarët e çamërisë por të shkojnë të kapin ata të “vorio-epirit”. Unë nuk e di sot kë mbron policia shqiptare”, deklaroi nga protesta Shpëtim Idrizi.(TemA)