Ish-kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika ‘shfaqet’ i qeshur përkrah ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, në një foto të publikuar sot në profilin e tij në Facebook.
Megjithëse fotografia është e vjetër, kjo dallohet nga mjekra e gjatë e Tahirit, ndryshe nga çfarë u shfaq sot te Krimet e Rënda, Gjika e shoqëron foton me një mesazh kuptimplotë për të.
“Miq të mirë, edhe në kohë të vështirë”, shkruan Gjika teksa poston edhe ikonën e dy gishtave lart, në shenjë fitoreje ndoshta për vendimin e sotëm të Prokurorisë ndaj Tahirit.
Prokuroria e Krimeve të Rënda vendosi sot të mos zgjasë më hetimet për ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, një vendim që u konsiderua si fitorja e parë e tij, në këtë betejë në dukje të gjatë.
Kujtojmë se Shpëtim Gjika u arrestua për shpërdorim detyre, gjatë kohës kur ministër i Brendshëm ishte Saimir Tahiri, duke fituar më pas pafajsinë, por mesa duket në kohë të vështira, “mëritë” lihen mënjanë dhe vlerësohet miqësia.