Një shpërthim i fortë ka ndodhur në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe. Shpërthimi ka shkaktuar fillimisht frikën për një sulm të mundshëm terrorist.
Sakaq agjencia shtetërore e lajmeve AM tha në një deklaratë zyrtare, se zjarri u shkaktua nga një enë gazi që shpërtheu brenda ndërtesës në rrugën Hamdan.
Autoritetet e Mbrojtjes Civile të Abu Dhabit kanë shkuar me urgjencë në vendngjarje në orën 00:09 me kohën lokale të mërkurën dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Kjo ngjarje vjen vetëm disa javë pasi Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe tha se shkatërroi dy raketa balistike Houthi që kishin si shënjestër Abu Dhabin.
#ابوظبي الان pic.twitter.com/BTCC0LTAfS
— ساعة الصفر (@zero_hour2020) February 8, 2022