Në dy javët e para të kundërofensive të nisur nga Kievi, deri në 20% të armëve të Ukrainës u dëmtuan ose u shkatërruan. Zyrtarët amerikanë dhe evropianë e raportojnë këtë për New York Times. Humbjet përfshijnë gjithashtu pajisje të dërguara nga perëndimi, si tanke dhe automjete të blinduara.
Tani humbjet janë ulur në rreth 10% falë faktit se Ukraina ka ndryshuar taktikë në luftime, duke u fokusuar më shumë në artileri dhe raketa me rreze të gjatë.
Ministria Britanike e Mbrojtjes thotë se 18,000 ushtarë të këmbësorisë së Kievit kanë ndjekur programin bazë të stërvitjes për ushtrinë ukrainase në Mbretërinë e Bashkuar.
Ndërkohë raportohet për shpërthime në Kharkiv dhe disa qytete të tjera të Ukrainës. Në Sumy, Poltava dhe Zaporizhzhia ka paralajmërime për sulm ajror.