osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

“Shpërthen” në Gjykatën Speciale, vizitori i Berishës nën arrest Fadil Geci! Sulmon Thaçin dhe të tjerët: Njeri i rrezikshëm, Kur ka vdekur familja Jashari disa këtu janë gëzuar

“Shpërthen” në Gjykatën Speciale, vizitori i Berishës nën arrest Fadil Geci! Sulmon Thaçin dhe të tjerët: Njeri i rrezikshëm, Kur ka vdekur familja Jashari disa këtu janë gëzuar

“Është njeri i rrezikshëm Hashim Thaçi], se kur mendon që është në rrezik tëra i bënë. Edhe burri që ta puth dorën ai katastrofë është për ata, për shokë të vet por edhe për shoqëri është katastrofë me i lënë diçka në dorë.”

Kjo është një pjesë e dëshmisë në Dhomat e Specializuara në Hagë të Fadil Gecit, ish luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili në këtë rast po flet për Hashim Thaçin dhe për rastin që ka përmendur më herët se ish presidenti i kishte puthur dorën. Avokati mbrojtës i Thaçit e pyeti nëse këtë e konsideron shenjë armiqësie.

“Shenjë me i ik rrezikut, veç me dalë, ka menduar që është në rrezik e veç të dalë të ec, e kurrë më nuk më është përgjigjur, as kurrë nuk ka kërkuar të takohet me mua”, tha Geci.

Ai rikthen në vëmendje deklaratën 59 dhe nënvizon se i ka kërkuar llogari Hashim Thaçit, të cilin e akuzon se e ka shkruar dokumentin që i dëmtoi familjen, por pohon se nuk ka marrë kurrë një përgjigje.

“Nuk e ka dhënë përgjigjen se ka menduar Jasharët i likuiduan, ky njerëzit e vdekur i ka dashur dhe i ka përmendur e jo të gjallët. E ne jemi të gjallët, ka menduar edhe neve të na likuidojë”, u shpreh ish-luftëtari i UÇK-së.

Avokati Luko Mishetiç e pyet ndër të tjera se a i qëndron deklaratës së kur kanë vdekur anëtarë të familjes Jashari disa këtu në sallë janë gëzuar.

“Mbasi është vdek Ademi është i mirë e nuk mund të flet, a në realitet kur janë vdek janë gëzuar. Këta nuk e besojnë po popullata le të dinë. Kur janë vdek familja Jashari disa, jo tanë, kërkoj falje se disa këtu e dinë se për cilët po them jo, janë gëzuar se janë vdekur se na ka mbet ne me u merr dhe familja Geci ishte pengesë, isha unë dhe neve na etiketuan.”