Zëvendës kryeministri, Erion Braçe është shprehur kundër mënyrës së protestës së mbajtur në këto 5 ditë në vendin tonë.
Në një reagim në rrjetet sociale, Braçe shkruan se këto protestuesit kanë fuqi mjaftueshëm për të thyer e shkatërruar dhe të përhapin Covid-19 masivisht.
Më tej, ai shkruan se këto kaq dinë dhe kaq bëjnë, e të tillë do jenë deri sa të shuhen.
Por reagimi ndaj qytetarëve në rrjetin e tij social ka qenë shumë i fortë.
Një qytetar i shkruan se do pendohet për këto fjalë që thotë për shtetin
Braçe i kthehet me ironi dhe i përmend Sali Berishën.