Në seancën e sotme plenare, ka mbajtur fjalën e tij në foltore deputeti Myslim Murrizi. Lidhur me ndryshimet që po bëhen në Kodin Penal, deputeti i ka komentuar se ato po bëhen nëinteresin e të dyja palëve të mëdha politike, e në veçanti mazhorancës. Sipas tij kjo ndodh në kurrizin e më të varfërve të shoqërisë.
Në lidhje me nenet për bixhozin dhe lojërat e fatit, Murrizi tha se veset nuk janë ndaluar me miratimin e ligjit, ndërsa akuzoi deputetët se ata vetë vënë llotari e luajnë kazino jashtë vendit.
“Kemi bërë Kod Penal që mos të luhet lotari. Keni hequr lotaritë nga sipërfaqja dhe i keni çuar në bodrum. Ka vite që jeni shkëputur nga realiteti. Ikni në Budva e Monte Karlo.
Bixhozin ju e luani me paratë e koncesioneve. Edhe bixhozi është pjesë aristokracisë. 5 muaj dhe 29 ditë mungonte në kuvend dhe vite ditën e fundit. Ky është Kod Penal kafshëror. Luani jashtë dhe thoni t’i ndalojmë edhe këta”, u shpreh Murrizi.