Deputeti Flamur Noka ka zbuluar për mediat se Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka quajtur mbrëmjen e djeshme qeverinë e Sali Berishës ‘llum’.
Kështu deklaroi para gazetarëve ditën e sotme deputeti Noka. Pas daljes nga mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Noka u shpreh se dënon fyerjet dhe poshtërimin që Basha bëri përballë të gjithë deputetëve. Ai thotë se askush nuk ka guxuar deri më sot që të quajë qeverinë e ish-kryeministrit Sali Berisha ‘llum’.
‘Jam këtu për të dënuar fyerjet dhe poshtërimin që Basha i bëri mbrëmë anëtarësisë dhe elektoratit duke i quajtur llum. Askush nuk ka guxuar, procesi i firmave po ecën shkëlqyer. Baza e PD është për një parti të bashkuar, ‘Foltorja’ është shpresë.’