Shqiptarët kanë vërshuar në rrugë për të festuar fitoren e kombëtares zvicerane ndaj Serbisë falë dy golave shënuar nga shqiptarët Xhaka e Shaqiri.
Në qytetin e Lozanës qindra shqiptarë kanë dalë në rrugë me makina duke mbajtur në duar flamujtë kuq e zi, atë kombëtar, të UÇK-së por edhe zviceran. Por jo vetëm, shqiptarët kanë festuar edhe në sheshet kryesore në Kosovë e Shqipëri./ Newsbomb