Ka rinisur seanca plenare pas 5 minutash pushim të dhënë nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, por përsëri me tensione, duke u detyruar të ndërpritet përsëri.
Ora 13: 50 Serish tension ne Kuvend. Deputeti Halit Valteri i afrohet foltores dhe nderpreu fjalen e ministrit te Brendshem Sander Lleshaj.
“Halit mos bej te fortin se do perjashtohesh nga seanca. S’ka kellce asnjë njeri të më kundërshtojë mua ” u shpreh Ruçi.
Seanca u nderpre per 5 minuta.
Ora 13:30- Deputetët e opozitës parlamentare bllokojnë foltoren. Deputeti Myslim Murrizi kërkon të marrë fjalën por nuk ia jep kryetari I Kuvendit.
Gramoz Ruçi I kërkon të ulet përndryshe do të marrë masë.
“Ulu poshtë se do të marr masë. Po të jap vërejtje, do përjashtohesh nga seanca”.
Seanca u nderpre 5 minuta me kerkese te maxhorances.