Lëvizja Socialiste për Integrim është shkërmoqur totalisht, pas vendimit të Monika Kryemadhit për të djegur mandatet e deputetit. Brenda një muaji nga marrja e këtij vendimi, në Kuvend po plotësohen të gjithë vendet e lëna bosh nga “ushtarët” e Kryemadhit.
Kjo ka shkallmuar krerët e LSI, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, të cilëve po iu ikën partia e krijuar me shumë mund nga duart. Metën dhe Monikës iu kanë derzertuar gati të gjithë kandidatët në lista, duke treguar qartë se këtë parti e ka mbajtur të bashkuar vetëm pazari dhe ndarja e plaçkës së vjedhur.
Të gjithë deputetët e LSI që hoqën dorë nga mandati po zëvendësohen në Kuvend, ku më e fundit që pranon të marrë mandatin është Amra Borova, e treta në listën e kandidatëve për deputetë në Shkodër.
Deri më tani, kanë dezertuar dhe kanë marrë mandatin 11 kandidatë. Ata janë Edmond Rrushi, Aurora Mara, Enver Roshi, Ylli Shehu, Edlira Hyseni, Elda Hoti, Ediola Braho, Ralf Gjoni, Nimet Musai, Enada Koçiraj dhe e fundit Amra Borova.
Por, janë edhe shumë kandadatë në listën e LSI, të cilët janë gati të pranojnë mandatin e deputetit, madje nuk e njohin fare Monika Kryemadhin si kryetare të partisë.
Ky dezertim dhe shpërbërje totale e LSI ka tronditur Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, të cilët kanë nisur lëvizjet urgjente.
Meta dhe Monika po bëjnë gjithçka për të shpëtuar partinë e tij, madje janë gati të japin edhe jetën për të. Megjithatë, asnjë lëvizje e tyre nuk mund të shpëtojë partinë-bandë të krijuar nga Meta, e cila ka dalë totalisht nga kontrolli dhe po shkon drejt shpërbërjes totale.