osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Shpallja non grata nga SHBA dhe frika nga SPAK: Sali Berisha si Gruevski! Gjen “shpëtim” në Hungari

Shpallja non grata nga SHBA dhe frika nga SPAK: Sali Berisha si Gruevski! Gjen “shpëtim” në Hungari

Sali Berisha është në ditët më të vështira të jetës së tij. Ai është shpallur non grata nga SHBA familjarisht, si i korruptuar dhe minues i demokracisë shqiptare.

Por frika më e madhe e tij, është SPAK, që mund t’i trokasë shumë shpejt në derë për aferat korruptive të fëmijëve.

Ndaj ka nisur një luftë për “jetë a vdekje”, fillimisht duke marrë peng Partinë Demokratike, të cilën nga shtatori e tutje kërkon ta përdorë si mburojë për të mbrojtur veten e familjen e tij.

Por njëkohësisht, ka nisur të riaktivizohet edhe me ato pak lidhje ndërkombëtare që i kanë mbetur.

Një ditë më parë p.sh, ka pritur në një takim, ambasadorin e Hungarisë në Tiranë.

“Takim me ambasadorin e Hungarise ne Tirane Shkelqesine e tij Z. Lorant Balla. Te dashur miq sot prita ne nje takim ambasadorin e Republikes Hungarise z Lorant Balla.

Ne kete takim shpreha mirnjohjen per mbeshtetjen e çmuar qe Hungaria mike i ka dhene dhe i jep Shqiperise si dhe diskutuam dhe shkembyem mendime per zhvillimet politike ne vend”, shkruan Berisha.

Nuk dihet përse ambasadori i Hungarisë do të duhej të takonte Berishën, kur zyrtarisht ai nuk ka asnjë rol zyrtar në politikën shqiptare dhe për më tepër, kur Berishën prej vitesh e kanë bojkotuar të gjithë ambasadorët e Perëndimit në Tiranë.

E vetmja logjikë, të çon tek frika e Sali Berishës nga shpallja non grata dhe SPAK.

Dhe nuk është çudi të jetë duke menduar të kërkojë ndihmë nga Hungaria, njësoj siç bëri Gruevski, që mori strehim politik në Hungari, pasi u dënua për korrupsion në Maqedoninë e Veriut.

Kujtojmë që Hungaria është në një përplasje frontale me BE-në dhe është kërcënuar me sanksione.

Ndaj, ku më mirë se në Hungari, do të gjente “shpëtim” Sali Berisha!

TemA