Shpallet fituesi i Garës Ndërkombëtare për Projekt-Ide Arkitekturore për Rilindjen e Stadiumit “Selman Stërmasi”.
Juria ka vendosur që ekipi i i udhëhequr nga OMA të shpallet fitues.
Gara për ndërtimin e impiantit në fjalë është mbyllur sot me shpalljen e projektit fitues, i cili parashikon rindërtimin e stadiumit, por edhe të sheshit përreth tij duke e kthyer në hapësirë multifunksionale.
Pas prezantimit të 5 projekteve gjatë ditës së sotme, juria ndërkombëtare ka marrë në pyetje arkitektët përgjegjës dhe në fund është bërë edhe vlerësimi i këtyre planeve.