Më 18 dhjetor në Nyon të Zvicrës do të hidhet shorti për UEFA Europa League të raundit me eliminim direkt për play-off. Ceremonia është caktuar të fillojë në orën 13:00.
16 skuadra do të marrin pjesë në shortin për play-off të raundit eliminator të Ligës së Evropës. Tetë skuadra që siguruan vendin e dytë në grupet e tyre përkatëse të Ligës së Evropës dhe tetë skuadrat që përfunduan të tretat në grupet e tyre në Ligën e Kampionëve.
Klubet që kanë fituar vendet e dyta në fazën e grupeve të UEFA Europa League do të jenë të ndara në vazon 1, ndërsa tetë skuadrat nga Liga e Kampionëve të UEFA-s do të jenë të vendosura në vazon 2. Skuadrat e vazos 1 do përballen me ato të vazos 2 në një short të lirë, teksa në këtë fazë nuk do ketë përballje me klube nga i njëjti vend.
Fituesit e play-off-it do t’i bashkohen tetë skuadrave të tjera që përfunduan të parat në grupet e tyre të Europa League në raundin e 1/8. Ndeshjet fillestare për play-off janë planifikuar për në 15 shkurt, ndërsa ndeshjet e kthimit do të zhvillohen një javë më vonë. Shorti për fazën e 1/8 do të hidhet më 23 shkurt.
Skuadrat vazo 1
Skuadrat vazo 2
· Sporting CP
· Karabakh
· Toulouse
· Rennes
· Roma
· Sparta Prague
· Marseille
· Freiburg
· Benfica
· Braga
· Feyenoord
· Galatasaray
· Lens
· Young Boys
· Shakhtar
· Milan