Gardisti i rënë në prangat e policisë mësohet është shoqëruesi i Agron Gjekmarkajt dhe më parë ka qenë shoqëruesi i kreyprokurores Arta Marku.
Mësohet se bëhet fjalë për 32-vjeçarin Kristjan Gjini, i cili akuzohet se lëvizte me armë pa leje.
Ndërkohë që është publikuar edhe fotoja e ushtrakut që është prangosur gjatë ditës së sotme.
Në kuadër të luftës kundër armëmbajtjes pa leje, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe Policia e Tiranës arrestuan në flagrancë punonjësin e Gardës së Republikës, K.GJ., 32 vjeç.
Ai u ndalua në orët e vona të mbrëmjes së kaluar, si i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. Arrestimi i gardistit u bë gjatë kontrollit të kryer nga punonjësit e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Tiranë në automjetin e tij, ku iu gjet një armë zjarri pistoletë pa leje.
Gjithashtu gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan dy aparatë telefonikë. Hetimet po vijojnë dhe materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Gardës së Republikës ka firmosur përjashtimin e 32-vjeçarit nga radhës e Gardës.