osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Shoqata e Gazetarëve t’i shporrë përfundimisht këto vejme nga radhët e saja”! Endri Xhafo dhe Lorenc Vangjeli dolën kundër arrestimit të mjekut të njohur, juristi Romeo Kara reagon i revoltuar: Monstra!

“Shoqata e Gazetarëve t’i shporrë përfundimisht këto vejme nga radhët e saja”! Endri Xhafo dhe Lorenc Vangjeli dolën kundër arrestimit të mjekut të njohur, juristi Romeo Kara reagon i revoltuar: Monstra!

Gazetari Endri Xhafo reagoi i revoltuar dje pas arrestimit të mjekut Edin Prifti. Sipas tij Prifti është krenari për shqiptarët dhe se kritikat ndaj tij janë absurde.

Jo vetëm kaq, por Xhafo shkruan se pse me 700 mijë lekë do të rrojë ky mjek, me të cilin ne krenohemi.

Pikërisht kjo deklaratë e Xhafos ka nxitur reagimin e ashpër të juristit Romeo Kara, i cili i bën thirrje Shoqatës së Gazetarëve që të marrë masa ndaj këtij gazetari dhe të gjithë atyre që propagandojnë ligjërimin e korrupsionit në vend.

Postimi i plotë:

Sipas disa mendjendriturve, korrupsioni eshte i padenje vetem për njerezit e thjeshte dhe i lejueshem moralisht për esnafet dhe eliten.

Sipas tyre duhet qe kjo e drejte morale e tyre, qe ka fituar prej vitesh qytetarine, duhet të sanksionohet edhe ligjerisht.

Për ta nuk ka rendesi se shkelet parimi themelor i ketyre 800 viteve të fundit qyteterim europian, ai i barazise para ligjit, por vetem ruajtja e kesaj statukuoje kriminaliteti dhe paligjshmerie, qe e ka zhytur vendin dhe popullin në kriminalitet të pashembullt deri në shperberje.

Krimi i krimeve, nena e të gjitha të zezave prej 30 vitesh ka qene pikerisht korrupsioni, por ky korrupsion tashme duhet toleruar dhe lejuar tek elita sipas toksikaneve publike, të cilet i genjen mendja, se kane aq ndikim, sa mund t’a bejne opinionin realisht të mendoje, se korrupsioni eshte nje e drejte pothuaj e ligjshme për eliten.

Korrupsioni eshte pikerisht dukuri qe buron nga pushteti abuziv dhe për pushtetin, nga keqqeverisja dhe abuzimi me fondet publike dhe postin shteteror, por qe perfshin edhe sektorin privat si pale me ate publik.

Tashme, sipas të pafytyreve publike, ne duhet të mos kemi “pafytyresine” qe t’i godasim shushunjat e korrupsionit kudo ku ata jane, por t’a seleksionojme kete goditje dhe ti jemi biles mirenjohes shushunjave esnafe dhe të falenderojme Zotin për fatin e madh qe i kemi.

Duke rrenuar hapur në publik parimin e barazise para ligjit, keto monstra antiqyteterim duan të ringjallin realisht skllaverine moderne, e cila pikerisht tek pabarazia para ligjit e ka origjinen.

Ata po godasin pikerisht thelbin e qytetarise dhe civilizimit europian, qe eshte pikerisht shoqeria qe jeton duke miratuar dhe zbatuar pa asnje diskriminim ligje të drejta.

Une respektoj të drejten ligjore të prezumimit të pafajesise për cdo njeri perfshire edhe per mjekun e perfolur keto dite, por kurrsesi nuk mund të shqyhem moralisht dhe të predikoj të drejten e esnafeve për të na rrjepur korrupsionisht.

Pikerisht ky prononcim i tyre, duhet të jete i fundit për ta si gazetare dhe shoqata e gazetareve duhet ti shporre perfundimisht keto vemje nga radhet e saj.

Të njejtin sugjerim kam edhe per dhomen e avokatise, për ata avokate, qe predikuan të drejten e esnafeve për imunitet, në lidhje me korrupsionin.