Për një kohë të gjatë ajo do të kishte marrëdhënie seksuale me një nxënësin e saj 15 vjeç si në shtëpi ashtu edhe në vende të tjera. Kur djali vendosi të ndërpresë çdo marrëdhënie, megjithatë, ajo vazhdimisht i ka dërguar atij mesazhe të qarta dhe më në fund një letër në të cilën e ka pyetur “Kush tjetër mund të bëjë seks me të?”.
Kjo është ajo që doli nga një mësuese 52-vjeçare britanike e cili tani është duke u gjykuar në Gjykatën Supreme të Mançesterit. Deborah Lowe, është kthyer në një makth për të riun, kur ky i fundit i ka bllokuar edhe rrjetet sociale duke shpresuar për të mos e parë atë përsëri.
Gjatë gjykimit të saj u zbulua se ajo i kishte dërguar një letër me një fotografi të një gruaje e shtrirë me fytyrë poshtë në bar që tregonte të brendshmet. Në të thuhet se ajo ka shkruar: “Kjo jam unë pasi kam kuptuar se ju më keni bllokuar mua! Ju më bllokuat dhe unë nuk di më se çfarë të bëj.
Unë kurrë nuk do të mërzisja, do të lëndoja, dëmtoja. Pra, ju lutem më tregoni se çfarë kam bërë. Është ditëlindja ime dhe unë jam kaq e trishtuar . Me kë tjetër mund të jem një e ‘përdalë’ në seks?”.
Gruaja në anën tjetër nuk e mohon raportin, por thotë se ka filluar marrëdhënien me të kur i riu ishte 17 vjeç dhe ajo shpejt pas kësaj la mësimdhënien në shkollë dhe për këtë arsye nuk ka qenë mësuesja e tij. Sidoqoftë, sipas akuzës, marrëdhënia e tyre do të vazhdonte për shumë kohë, siç dëshmohet nga shumë dëshmitarë dhe tregimi i minorenit.
Për hetuesit Lowe do të kishte bërë fillimisht “seks në telefon” me djalin, i cili nuk mund të identifikohet për arsye ligjore, ku atëherë ai vetëm masturbohej, ndërsa në fund ai do të kryente marrëdhënie seksuale të plotë me të.
Ishte letra e gjetur nga nëna e djalit ajo që çoi të miturin në ndërprerjen e kësaj marrëdhënie dhe nisjen e hetimit nga ana e policisë.