Aldi Rama, autori 21-vjeçar i vrasjes së efektivit të Lezhës, Saimir Hoxhës ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. I riu ishte i shtruar nga pasditja e djeshme në spitalin e Traumës pasi u gjet nga forcat e policisë me plagë në kokë, duke qenë se tentoi vetëvrasjen.
Shoku i ngushtë i Aldi Ramës, është rrëfyer pas arrestimit nga policia. Ai tha se e ka patur shok pasi ka qenë në një qeli me vëllain e tij.
“E kam patur shok Aldin, ka qenë në një qeli me vëllain tim. I çoja ushqime çdo ditë edhe vëllait tim edhe këtij. Aldi ka qenë 2 herë në burg, në 2018 dhe njëherë në 2020. Njëherë për një problem me një person dhe në 2020 që e kapën me 20 qese hashash e një thikë. Ndenji disa muaj në burg. Ka patur jetë të vështirë, prindërit i ka të divorcuar. Babin e ka në burg ka vrarë një grek e ka masakruar me motosharrë, është i dënuar për jetë”, tha ai.