Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv, u shpreh se kryeministri Edi Rama fle vetëm 1 orë e 45 minuta në ditë. Ajo tha se është një mik i përbashkët ka pohuar një gjë të tillë. Sipas saj, pjesën tjetër të kohës kreu i qeverisë e kalon duke komunikuar në aplikacionin WhatsApp si dhe në rrjetet sociale.
“Rama fle vetëm 1 orë e 45 minuta në ditë dhe pjesën tjetër rri në rrjetet sociale. Edhe sikur 15 minuta të flejë më pak, na e ka thënë një mik, ai nuk do jetë i përgjegjshëm në vendimmarrjen e tij”, tha Kryemadhi. “Edhe tani po të futesh ta shohësh në WhatsApp është online. Flet me të gjithë”, tha Kryemadhi.