Ngatërrimi i frenave me gazin ka bërë që një “Lamborghini” me vlerë 160 mijë paund të përfundoj në liqen.
Mediat e huaja shkruajnë se drejtuesi 31-vjeçar ishte duke shëtitur me makinë në qytetin e austriak të Mondesse, kur ndodhi ngjarja.
Fatmirësisht i riu ka mundur të dalë shëndoshë e mirë në breg, ndërsa makina u fundos 15 metra nën ujë.
Makina luksoze është nxjerrë nga uji me ndihmën e zjarrfikësve, ndërsa mediat, kanë pasqyruar të gjithë këtë moment.