osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Shkrimtarin e madh një popull i vogël si ky yni, nuk e lind përditë

Shkrimtarin e madh një popull i vogël si ky yni, nuk e lind përditë

Për të ka libra studimorë nga autorë europianë, amerikanë, australianë, veç recensioneve në gazeta, veç artikujve të shumtë studimorë në konferenca a seminare apo forume kombëtare dhe ndërkombëtare mbi letërsinë. Çmimet e dekorimet e larta shtetërore në vendet europiane, apo ato të natyrës thjesht letrare si Man Booker apo Princi i Asturias, Cino del Duka, Cavur, Herder etj janë po ashtu vlerësime të një niveli mirënjohës ndërkombëtar.

Është pikërisht Ismail Kadare ai që e bëri letërsinë shqiptare-pjesë të letërsisë botërore. Romanet e tij ngritën lart krenarinë e shqiptarëve, durimin në vuajtje të një populli të vogël, i kërcënuar disa herë nga shpërbërja në historinë e tij, një populli, të cilin ai e vlerëson si “popullin më rebel në botë….fryma e rebelimit ishte kaq e përhapur dhe e pandryshueshme si klima e vendit.”

Süddeutsche Zeitung e vlerëson Kadarenë si një “autor patriotik i vendosur, i cili me mjetet e letërsisë moderne kërkon të rimarrë dhe vazhdojë një mision të vjetër të epikës.

“Fakti që Kadare shkrin në një magjinë dhe realizimin, nuk ka të bëjë vetëm me brumosjen e tij artistike dhe talentin, por edhe me vendlindjen e tij, së cilës ai i kushtohet me një fuqi të admirueshme që prej 60 vjetësh. Nga magjia dhe realizmi kanë dalë vepra grandioze si Kronikë në gur, e botuar në 1971 në shqip”.

Me apo pa Çmimin Nobel, Ismail Kadare manifeston dhunti superiore letrare. Në këtë 83-vjetor si çdo vit ai e merr atdheun e tij atje ku ne për shumë arsye nuk shkojmë dot… ai na bën të pavdekshëm me penën e tij.

Një nga tiparet më të dukshme të stilit të Kadaresë, është zymtia e klimës. Në Shqipërinë e Kadaresë (Shqipëria reale ka mesatarisht 300 ditë të plota me diell në vit), pothuaj vazhdimisht bën mot i keq.

Në përbërje të stilit të Kadaresë hyn simbolika e malit, e malësorit tradicional shqiptar, simbolika e qytetit, më tej ndërfuten dhe disa nga mitet më thelbësore të njerëzimit.

“Në pafshi ndonjë ditë të bëhem copëra,

nga marazi, siç thonë, të plas, t’ia bëj “krak”

jo kujtimet e Trojës, as gjarpërinjtë monstra,

por indiferenca juaj

do të bëhet shkak.

Shkrimtarin e madh një popull i vogël si ky yni, nuk e lind përditë.

Laokoonti

Më shihni tek mbytem nga gjarpërinjtë

në muze të Luvrit në Madrid , në Nju-jork

Para syve tuaj e aparate turistësh.

qindra vjet kam që vuaj

nga që s’flas dot

Si të flas?

A mundet një nofull mermeri

të lëvizë një grimë, të korrigjojë diçka?

vini re sytë e mi, te zgavrat e thella

një enigmë, si amebë të tharë atje ka.

Një të fshehtë të madhe ndrydh brenda gjoksit

para syve tuaj, në Paris, në Madrid.

Ah, do të doja dyfish të m’i shtonit,

veç sekretin e madh të shkarkoja një ditë.

Tek më vini rrotull, unë them me vete

kaq të verbër të jeni sa të mos të ndjeni këtë,

që ky ngërç e ky ankth në qenien time

s’është nga gjarpërinjtë, por nga një tjetër gjë?

Mijëra herë në mijëra netë e ditë

të vërtetën e frikshme përsëris pa pushim.

Me shpresën e marrë se nga kjo përsëritje

ndoshta mermeri pëson një ndryshim.

Po s’ndërron ai kurrë.

Art i skulpturës

gënjeshtrën mbi të ka ngrirë përgjithnjë.

I mbërthyer në dëshminë e saj të rreme,

të vërtetën kujtoj e qaj për të.

Si çdo gjë e tmerrshme është i thjeshtë sekreti,

që brenda boshllëku i gjoksit mban.

Afroni, pra, kokat të dëgjoni të vërtetën,

mua s’më mbytën gjarpërinjte por trojanët më

vranë.

O, sikur të mundja gjithçka të tregoja.

Si do të ngrinit para meje si gur,

por unë i dënuar mes rropamës suaj

moskokëçarëse

monologun të thurr.

Ju e dini se përpara Trojës aherë,

kali i drunjtë, dhurata e grekëve u shfaq.

Ky kalë në dy grupe i ndau trojanët:

ta pranonin atë, ose ta flaknin sakaq.

Pajtim me armikun, ulërinin tradhtarët

mjaft më me luftë, zjarr edhe helm.

Erdhi koha që shpatat t’i kthejmë në parmenda

armiqtë në miq erdh koha të kthejmë.

Në mbledhje të gjatë “pro” dhe “kundra” kalit,

unë “kundra”, kryesova me tërbim.

Dhe juve ju kam thënë aherë se hyjnitë

gjarpërinjtë më derguan si ndëshkim.

Ç’përralla kalamajsh, ç’trillim për budallenjtë

unë gjarpërinjtë do t’i mbrapsja me një shkelm.

Po ç’ti bëj fushatës së tradhtarëve kundër meje

shantazheve,letrave anonime plot helm.

Ditë e natë e me javë polemika vazhdonte,

nga shtresat e mesme e gjer lart në qeveri.

Ishte vjeshtë.

Nën qiellin e hirnosur me erë

kali i drunjtë përjashta priste në shi.

Atë kalë unë i pari e kisha goditur,

ndaj, e dija, këtë s’do të ma falnin përjetë.

Më në fund “vijë e butë” fitoi mbi të “ashprën”,

dhe ne “kokëfortet” na vunë në arrest.

Në burg, me gotën e ujit, në mesnatë

helmin na dhanë ata të pijmë

ata që ulërinin kundër dhunës e shpatës

Që dinin të kafshonin tamam si gjarpërinjtë.

Në mengjes që pagdhirë në breg të detit

ma hodhën kufomën drejt mbi zhavor.

Rapsodët anëmbane përhapën

versionin fals të gjarpërinjve hyjnorë.

Ky ishte mbarimi i polemikës per kalin,

ju e dini me Trojën se ç’ndodhi pastaj.

Tre mijë vjet rrjesht,

nga muzeu në muzera,

unë hamalli i mermertë, gënjeshtrën mbaj.

Tre mijë vjet…Akoma zjarret e Trojës

si floknajë e kuqe më rrinë në sy.

Po më i tmerrshëm se zjarret, kumet e vomet

ishte fundi fare,

kur u bë qetesi.

Trojë e braktisur.

Gërmadhë.

Hi i ftohtë;

dhe poshtë ne të vdekurit shtrirërresht.

Dhe papritur, në muzg sipër tokës së mardhur

u ndje diçka që atë çante përmes.

Ç’ish kjo gërvimë kështu, kjo jehonë?

Vumë veshin. Kuptuam. grekët e ligj

përmbi qendrën e qytetit me parmendë lëronin

për të thënë se Troja përjetë vdiq.

Ja më në fund dhe parmenda e tyre.

Ah, plugu i saj si na çante më dysh!

Nga tradhëtia e Trojës, nga gjithë dhembjet,

ky kafshimi i parmendës më i hidhur ish.

T’i kthejmë shpatat më në fund në parmenda.

Kështu thërritnin atëherë ata.

Midis fjalëve tuaja, si mallkim, si gjëmë

veshët më kapën edhe këtë hata.

Më kanë lodhur më shumë, besomëni, ca fjalë,

se kjo peshë e neveritshme gjarpërinjsh.

Ju, që gjer në hënë kini shkuar, si valle

s’depërtoni dot deri në gjoksin tim?

Gumëzhima juaj si zhaurimë deti

më vjen nga çdo anë më perplaset në vesh,

nga copëra bisedash shumëgjuhëshe rreth meje

shqetësimet e mëdha të botës marr vesh.

Dëgjoj emra shtetesh të reja që kanë dalë,

emra kombesh e popujsh të rinj dëgjoj,

veç ai, i vjetri, i tmerrshmi kalë,

ashtu si aherë ka mbetur njëlloj.

Prej potkonjve të tij unë rrëqethem akoma

dhe kështu në mermer i mbrojtur siç jam,

kurse ju, të panjohurit, ju prej mishi dhe kocke

vërtiteni mospërfillës nga salla në sallë.

Vërtiteni,

flisni për teatrin e për plazhet,

për gjithfarë motorësh e gjithfarë qeverish,

pa ju shkuar mendja që ai mund të shfaqet

në një ditë të rëndomtë, një mëngjes me shi.

Ashtu si aherë…

po mjaft,

u lodha.

Nga vërtitja juaj po më erren sytë,

nga rropama juaj veshët më gjemojne

në muze të Londrës në Luvër e Madrid,

Në pafshi ndonjë ditë të bëhem copëra,

nga marazi, siç thonë, të plas, t’ia bëj “krak”

jo kujtimet e Trojës, as gjarpërinjtë monstra,

por indiferenca juaj

do të bëhet shkak.