Gazetari i Ilir Kadia ka treguar sot se poeti i njohur Bardhyl Londo është në gjendje të rëndë shëndetësore. Në një postim në Facebook, teksa ka shpërndarë një foto ku shihet në një kafe me London, Kadia shkruan se poeti i ka kërkuar që të shpërndajë lajmin e vdekjes së tij, duke i thënë se po ikën nga kjo botë.
Gazetari vijon më tek duke treguar këtë kërkesë se poetit dhe i thotë se kjo gjë nuk ka për të ndodhur, pasi njeriu vdes ndërsa verpa e tij jeton gjithmonë.
“Bardhyl Londo e ke kot! Ti na autorizon të shpërndajmë lajmin se po ikën nga kjo botë! Kërkon të shohësh në sytë tanë lot për ty së gjalli! Kërkon të shohësh sa do marrë malli! Kërkon ta shohësh vetë përcjelljen tënde! Mirëpo e ke kot o Mik! Poeti është varg! Njeriu është mish e kockë që tretet! Vargu i poetit mbetet! Ti nuk ikën dot! Bardhi e ke kot!”, shkruan Ilir Kadia në Facebook.
Bardhyl Londo është poet i njohu i letërsisë shqipe, por më herët ai ka qenë dhe mësues. Për disa kohë ka qënë kryetar i “Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve” . Krijmtaria e tij letrare përfshin 8 vëllime me poezi si edhe disa romane. Është fitues i çmimit “Migjeni”.