osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Shkrepëtima në vite

Shkrepëtima në vite

Nga Pëllumb Kulla

Nëse ndodh një revolucion në Shqipëri, historia e kësaj bote do të shënojë të parin revolucion të udhëhequr nga miliarderë. (Viti i Ri, Miami FL, 2018)

* * *

Kur la detyrën presidenti i fundit, u vu re se Shqipëria kishte më shumë Ndere Kombi, se shqiptarë të vaksinuar! (TemA, 2022)

* * *

Më shumë se sa burrë shteti, Enver Hoxha ngjante me një grua, që vit për vit mbetej me barrë. Gjersa mbylli sytë, kjo lloj gruaje, nuk pushoi që nuk pushoi së pjelli tradhtarët e vet! (Debat, 2021).

* * *

Fatos Nano në pleqërinë e tij në Austri, po boton veprat e plota. Njëra nga veprat, që po zgjon interes, është një libër i trashë me të gjitha faqet e bardha, boshe!… Nuk është difekt teknik i shtypshkronjës, por një publikim i plotë, dhe i hollësishëm i heshtjes së z. Nano në gjyq, kur akuzohej për vjedhjen e ndihmave italiane. Heshtja, botohet për herë të parë. (Shënime, 2020)

* * *

Një katundar zbriti në kryeqytet dhe pyeti se si mund të bëhej milioner edhe ai. Bëhesh, i thanë, po të merresh me politikë. Katundari pyeti se çfarë ishte kjo, politika. Ia shpjeguan, që është një zanat që ushtrohet duke u kujdesur për fatet e kombit. U bënë njëzet vjet tani, që ai, katundari, kujdeset vetëm për fatet e kombit! (Shou në Hartford CT, 2007)

* * *

President, në fund të fundit, janë të tjerët që të bëjnë. Ish-President, duhet të bëhesh vetë. Dhe nuk është aspak e lehtë! Presidentët shënohen që të gjithë në libra. Por ish presidentët, janë shumë të paktë ata, që mbeten në kujtesën njerëzore. (Bisedë me Mustafa Nanon, 2023)

* * *

Kur grave shtatzëna u vete mendja për limona, shegë, apo kumblla të tharta, plakat posepo, por edhe shkenca këshillon që duhet nxituar, t‘u plotësohet dëshira… Kësaj komshies shtatzënë, që kemi përballë, këto ditë i ka vajtur mendja për …qeveri teknike! (Bisedë me miq, 2024)