Ka arritur në 430 numri i viktimave si pasojë e cunamit që goditi Indonezinë, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar për rezikun e një tjetër goditje.
Të paktën 1,000 njerëz u plagosën dhe gati 12,000 banorë bregdetarë u detyruan të evakuoheshin me forcë në toka më të larta, pas paralajmërimeve se mund të ketë cunam tjetër.
Zyrtarët kanë paralajmëruar njerëzit që jetojnë pranë Anak Krakatau për të qëndruar larg plazheve për shkak të shpërthimeve të vazhdueshme në mal të një vullkani, i cili besohet se mund të ketë shkaktuar cunamin.
Sutopo Purwo Nugroh, nga Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Fatkeqësive të vendit paralajmëroi se numri i të vdekurve nga fatkeqësia e së shtunës “do të vazhdojë të rritet”, ndërsa kërkimet për trupat e pajetë vazhdojnë.