osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Shkollat profesionale në kohën e komunizmit

Shkollat profesionale në kohën e komunizmit

Gjëja më e garantuar që kishte sistemi socialist (komunist) ishte puna. Çdo individi, me zor ose jo me dëshirën e tij ishte i detyruar të shkonte në një punë sipas aftësive të tij, apo i detyruar nga regjimi i kohës. Pavarësisht se ishte diktat dhe forcë, kjo e drejtë themelore e njeriut për të mbijetuar nuk hiqej.

Në kohëzion me kohën, me prirjet në modernitet, me urbanizimin, arsimimin apo industiralizimit të vendit, ishin hapur njëkohësisht edhe degë të industrisë së lehtë e të rëndë, edhe nevoja për punëtorë të kualifikuar, specialistë me një shkallë të caktuar profesionalizmi në një fushë ngushtësisht të përcaktuar. Kjo shtonte dëshirën për të hapur sa më shumë shkolla profesionale.

Rrugëtimi i shkollave profesionale ishte ngjizur nga shkolla e parë fillore në 1887. Më pas këto shkolla së bashku me nevojat e vendit kishin pësuar një trasformimim pozitiv, nga shkolla 7-vjeçare në shkolla të mesme dhe më vonë në shkolla profesionale të mirëfillta.

Në 1920, nën rrëmujën e trazuar të Shqipërisë politike që e linin detyrimisht edhe vendin të prapambetur, dhe në një qeveri të brishtë ekonomikisht, ku mbi 80% e popullsisë në atë kohë ishte analfabete, shkolla dukej si luks në shoqërinë shqiptare.

Nga ana tjetër kishte një kërkesë dhe ofertë të madhe për specialistë të shkollave profesionale falë industrisë që po ngrihej dita-ditës. Deri në vitin 1939 në të gjithë vendin numëroheshin 643 shkolla fillore dhe frekuentoheshin vetëm nga 1/4 e fëmijeve të kësaj moshe.

Shkollat mirfilli profesionale u hapën në vitin 1921 me profilin teknik. Shkolla nismëtare ishte ajo e ‘’Hary Fultz-it’’. Më pas në 1924 hapet shkolla tregëtare e Golemit. Në 1927 u hapën shkolla të tjera si në Gjirokastër, Berat ku kualifikoheshin punëtorë të fushave të ndryshme, si mekanikë, teknikë bujqësore, elektriçistë, teknikë të fushave të ndryshme.

Më shumë këto shkolla morën vrull në vitet 1945-1990 në regjimin e komunizmit me 380 shkolla profesionale që organizoheshin nga shteti, ku numri më i madh i tyre u përqëndrua në Tiranë. Këto shkolla u ngritën në disa qytete kyçe ku ishte e shpërndarë popullsia dhe ku gjendeshin aktivitetet industriale dhe bujqësore që kishte nevojë vendi. Përgjithësisht, duke marrë parasysh shkollat më të rëndësishme jetike të asaj kohe sipas qyteteve më të rëndësishme, shtrirja e tyre ishte si në grafikun e mëposhtëm.

Këto shkolla nxirrnin njerëz të kualifkuar për treg të të gjitha fushave dhe ishin mjaft të preferuara nga njerëzit në pamundësi për të ndjekur një shkollë të lartë, gjë që vëshirësohej disi nga regjimi për arsye të ndryshme. Shqipëria e Jugut ishte e përfaqësuar me 46% të shkollave profesionale në kohën e monizmit, e ndjekur nga Shqipëria e Veriut me 12 % dhe Shqipëria e Mesme me 42% të shkollave në rang vendi.

Kryesisht ishin disa shkolla bazë shumë të rëndësishme që përgatisnin direkt për punë teknikë të kualifikuar në shkollë 4-vjeçare profesionale si psh: në Tiranë (traktoristë, mekanikë, elekricistë, mercologë, muratorë, artistë të profileve të ndryshme, punëtorë të përpunimit të drurit, qeramikës etj punëtorë të kualifikuar në shkolla 4-vjeçare.

Në vrazhdën e qyteteve më të rëndësishme kishte dhe shkollat që orientonin punët. Tirana nxirrte shumicën e punëtorëve më të kualifikuar për gjithë vendin). Shkodër (4-vjeçare, për pyje e bujqësore çdo qytet, i quanin agronom i mesëm), Librazhd (të gjithë teknikët e minierave dilnin këtej 4-vjeçare që funizonte vendin), Memaliaj (teknikë të kualifikuar për miniera, mekanikë), Fier(teknik nafte për gjithë vendin pasi ishte dhe zona më e rëndësishme naftëmbajtëse), Pogradec (ka qenë një nga qytetet me specialistët më të mirë në treg për përpunimin e drurit, merresh me mobiljet, karriget etj), Kavajë (traktoristë në shkolla 2-vjeçare, para çlirimit, në kohën e regjimit të Zogut, shkollë e hapur nga amerikanët), Durrës (2-vjeçare mekanike, traktoriste, eskavatoristë, saldatorë, kovaçë për hekurudha 4-vjeçare), Vlorë (Shkollë për infiermeri).

Përgjithësisht për nga vetë kushtet që ka Shqipëria, një vend kodrinoro-malor ku kultuvohet më shumë kultura bujqësore dhe blektorale, e më pas industria, shkollat profesionale ishin të rëndësisë tekniko-bujqësore, ato zinin 58% të të gjitha shkollave profesionale, më pas mjekësoret zinin 11% të shkollave profesionale, shkollat pedagogjike 8%, turizmi 4%, ekonomike 11%, artistike 4% dhe peshku me shkollat teknike detare zinin 2%.

Me kalimin e kohës këto shkolla u ngritën pothuasje në shumësinë e qyteteve të vendit, derisa arrinin edhe në fshatra. Kjo tregonte se shkolla orientohesh për nga lloji i punës që ofrohej në këtë ambient. Ishin më të shumta shkollat profesionale dhe të mesme, dhe me të pakta universitetet. Kishte nevojë për punëtorë të kualifikuar, sesa për kritizerë, apo njerëz idealistë të formimit universitar, apo ekspertë të lartë të fushave të ndryshme të zhvilllimit ekonomiko-industrial dhe bujqësor.

Pas vitit 1990 këto shkolla ringrihen nga fondacione të mirëfillta si “Harry Fultz”, “San Edigia”, GTZ, “Sëisscontakt”, Soros etj ku funksionojnë shumë të tilla, por njëkohësisht humbasin rëndësinë për shkak të emigracionit të brezit të ri, të zhdrejtësimit të punës dhe të profesioneve të ndryshme si dhe të vlerësimit të pakët të tyre.

Gjithë kjo masë e madhe e gatshme për punë në kohën e komunizmit në sektorët më jetikë të vendit e përmbushte nevojën e një industrializmi që po ngrihej në një urbanizim që po kthente në rregullsi migrimin dhe shpërndarjen e qyteteve aty ku duhej. Vihej re një diversifikim i ndryshëm nga mendimi i sotëm qendërsues. Megjithatë përqëndrimi më i madh ishte në kryeqytet, si vendi më i lakmuar për të gjithë dhe në jug të Shqipërisë.

Nga mënyra sesi kualifikoheshe në vite dhe nga cilësia e punës kishe të ardhurat më të mira. Pavarësisht ndërhyrjeve politike puna vlerësohej në një rrogë sa për të mbijetuar, ku çdo gjë ishte e llogaritur me pikatore sa punëtori mos të ngrite kokën. Punëtorët ishin një masë e madhe që udhëhiqeshin nga dëshirat e njëjta nën moton e një shabllonizmi jetik si në veshje, në sjellje apo në formim.

Pavarësisht kësaj njerëzit orientoheshin për jetën, ishin të formuar profesionalisht dhe jetonin jetën e tyre nën peshën e diktatit që udhëzonte edhe mënyrën se si do të kualifikoheshin këta persona në të ardhmen. Nuk kishte mungesë prespektive për punën, jetën, ajo dihej punëtori ishte lavdia e kombit dhe njëkohësisht asnjëgjë, njeri në mbijetesë, por që kishte një identikit të vetin në shoqëri. Pra nuk rridhte po pikonte.

Shkolla ‘’Hary Fultz’’, profesori dhe problemet

Rëndësia e shkollave profesionale vjen nga fakti se sa njerëzit mund të jetojnë normalë me këtë lloj kualifikimi, dhe sa tregu i do këto shkolla dhe i vlerëson gjithashtu për punën që bëjnë këta njerëz për komunitetin. Një nga shkollat më të rëndësishme në rang vendi si dhe nismëtare e shkollave profesionale është ‘’Hary Fultz’’.

Kjo shkollë vjen si nismëtare në fushën e teknikës. Në fillim nxjerr teknikë traktoristë, mekanikë, elektricistë, e më pas shkolla hapet në shumësi zhanresh e profesionesh. Ajo financohet nga Kryqi i Kuq Amerikan me drejtimin e Hary Fultz, si një nga profesorët më të mirë në këtë fushë.

Shumë e mendojnë edhe si personalitet që u angazhua politikisht nën hijen e një nga organizatave më të mëdha inteligjente të kohës në Shqipëri. Pavarësisht këtyre mendimeve, shkolla ishte një nga më të mirat në vend në krijimin e teknikëve të kualifikuar që për kohën e tyre ishin të padiskutueshëm profesionalisht për të punuar dhe drejtuar në fusha të ndryshme të jetës. Në regjimin monist kjo ndryshoi emër ”Politeknikumi 17 Nëntori”.

Kishte nga këta profesionistë që mësuan në këtë shkollë, u rritën profesionalisht dhe me kalimin e kohës u rikthyen përsëri në këtë shkollë, po tashmë si profesor i një lënde të caktuar. i tillë është Vangjel Nasi, tashmë pensionist, ai gjithashtu ishte profesor i jashtëm në këtë shkollë. I mbaron studimet për profilin elektrik në rrymat e ulta në ‘’Hary Fultz’’

Vangjel Nasi, i lindur në Gjirokastër dhe i arsimuar në Tiranë në disa shkolla shpreh shqetësimin e tij për shkollat profesionale. Pensionist që kryen ndonjë punë lart e poshtë pasi shëndeti nuk e lë të veprojë dhe punojë si duhet. Kur e ka pasur shëndetin mirë ka mbajtur shumë fabrika në Tiranë dhe Durrës për nga profesioni i tij si ekspert i eletkrikës. I sëmurë me diabet ai nuk ka më zellin e krahut të dikurshëm, po mendjen e ka të një ekspertit të rrymave të ulta. E fillon karrierën e tij në shkollën ushtarake ose të beksave në 1064-68. Atëherë kur shkolla ”Hary Fultz” në kohën e monizmit që kishte ndëruar emër në ”Politeknikum 17 Nëntori”. E mbaron karrierën e tij në pension, kur i ofrohet të jetë mësues ose ‘pedagog’ i lëndëve mësimore që kanë lidhje me lëndët elektrike tek ‘’Hary Fultz’’ rreth viteve 2009-2010. Njëkohësisht në pension bën dhe punën e profesorit tek ‘’Hary Fultz’’.

Në vitet 80 ai ka qënë gjithashtu mësues në shkollën e beksave për çështjen elektrike, sektor që u nda nga ‘’Hary Fultz’’ për ta kryer punën e saj pranë shkollës ushtarke, pedagog i jashtëm për proceset automatike dhe sigurimin teknik në Universitetin e Tiranës, pranë fakultetit të inxhinerisë elektrike. Njeri adapt dhe kapadai për krenarinë e tij profesinale, këtu ai nuk fal as Zotin. Karriera e tij arrin deri në nënkolonel dhe shef shtabi në ushtri. Ai adhuron konceptualizmin mbi dijet natyrore, dhe gjykon se këto dije po lihen jashtë dore, nuk po përcillen nga brezi në brez. E fillon karrierën me shkollë teknike, në një nga shkollat më të mira, pasuese e ‘’Hary Fultz’’ dhe e mbaron po aty po jo me ritmin dhe me optimizmin e fillimit, ka një tis pesimizmi në arsyetimet e tij. Në një ambient lokali ai për portalin Konica.al bën një intervistë.

Kur keni studiuar në politeknikumin 17 Nëtori, e cfarë mbani mend rreth studimit?

Studimet e mia aty kanë filluar në vitet 1964. Në atë kohë ka pasur një vrull të madh të kurseve dhe të kursantëve që donin të mësonin. Ka pasur një frymë pozitive. Kishte nxënës nga mekanikë, elektricistë, saldatorë, tornitorë, kovaçë, etj., që përputheshin për atë kohë. Mësimet kanë qënë shumë të zhvilluara për kohën, por nuk ngeleshin pas as profesorët që kanë qenë shumë të mirë. Të gjithë ishin të destinuar që të futeshin në punë dhe mësimi i bënte ata të gatshëm në frontin e tyre të dijes të marra nga ana e shkollës.

A ka ndonjë ndryshim të asaj kohe, pra të ”Politeknikumit 17 Nëntori” me shkollën e sotme ”Hary Fultz”?

Mendimi im është i tillë, shkolla e lindjes përshtatej me kushtet e sotme të punës, shkolla e perëndimit nuk përshtatet, pse? Ne e merrnim ligjin psh., ligjet e Omit dhe e zhvillonim, Perendimi thotë I=U/R dhe bëhet kjo rutinë. Perëndimi nuk i bën. Edhe në matematikë është e njëjta gjë. Shtjellohej ligji i Bernulit. Për ta thënë më konkretisht dhe me shembull. Kemi një dorë të nxehtë në tavolinë. Kur nxehet heqim dorën, se janë biorrymat që qarkullojnë, shkolla e perëndimit nuk e shpjegon, thotë veç biologjike, kështu ndodh tani në shkollë.

Po pse ecin më shumë ata në shkencë, pra Perëndimi? Po sikur ta marim nga ana e kundërt, sikur ta përcaktosh dijen lindore si nostalgji tënden të dikurshmenë krahasim me atë perëndimore?

Po sasia ka dhe cilësinë, ata kanë më shumë sasi, detyrimisht, Amerika ka 20 milionë studentë, do kenë dy kokra që e studiojnë tamam. Ne në fakultet e bënim çdo ditë në politeknikum, e zhvillonim deri në detaj ligjin. Çdo fenomen, edhe shoqëror, po s’u kap nga rrënjët nuk përshtatet, do ekuilibrin, çdo gjë do ekuilibrin e saj, edhe në marrëdhënie e njëjta gjë është. Si mund ta kuptojë studenti abstraksionin e rrymës elektrike, sa dritë ka llampa tani, a është ajo rrymë e vazhduar apo jo? Për studentët duhet bërë që ai ta kuptojë, që rryma është lëvizje elektroneve nga një vend në vendin tjetër. Pra nuk ka konceptualizmin e lëndësi sipas metodës së re, është empirike, e ka studiuar Omi, Krikovi s’ka nevojë të futesh ti në detaj. Kjo do shpjegim, do detajin, praktikën, këtë se ka lenda, programi, kurikula e shkollës kur isha unë.

Pra ti po thua që është konceptualizuar keq programi mësimor, ideja për të marrë dije nxënësit?

Nuk kanë kurikula, nuk e ndihmon kjo dije kështu, nuk ka logjikë. Vetë studentët duan të mësojnë më tepër. Në punë e sipër më pyesin gjithmonë me telefon. Aman profesor na ndihmo për këtë gjë, kur hapin ndonjë lavatrice elektronike, ndonjë pajisje tjetër. U them gjithmonë, kujdes me rrymën elektrike, Zoti të fal, rryma elektrike nuk të fal, ta merr jetën e s’ta kthen. Pra duhet në radhë të parë problemet e sigurisë teknike.

Kanë të drejtë kapitalistët apo drejtuesit e ndërmarrjeve që thonë që nuk ka specialistë të mirëfilltë, punëtorë të kualifikuar në Shqipëri?

Kultura nuk duhet të jetë vetëm e kategorizuar vetëm në një drejtim, duhen shumë drejtime. Ti s’di ç’është elektroni, si do të dijë kualifikimin. Një mekanik që del tani nuk ndan dot hekurin nga bakri, hekurin e butë nga hekuri special, nuk di të bëjë analizën e difektit, a mund të jetë ky mekanik i aftë, nuk e di mbase ka të aftë po unë kam parë shumë mangësi, atë konceptualen që është shumë e rëndësishme ta thashë.

Si një njeri që ke kaluar nga stadi i nxënësit, në stadin e mësuesit si dhe në stadin e profesorit në shkollën e lartë, çfarë do të mendonit për laboratoret e këtyre shkollave?

Nuk e di, në universitet nuk shoh laboratore, janë si të thuash zhdukur, nuk e di kush i heq e kush i vë, mbaj mend në kohën e profesor Turdiut, ai ka qënë shumë i rregullt me këtë. Dua të them edhe tek Harry Fultz, lënë shumë për të dëshiruar. As nuk mund të krahasohet me periudhën e komunizmit. Komunizmi kishte ato të sajat nga ana politike po nga ana teknike ka qenë shumë e arrirë për kohën, laboratorët kanë qenë modernë. Sot as kushtet më minimale të sigurimit nuk kishte. Kur vajta unë me studentët pak nga pak ngritëm kushtet e sigurimit, një llampë, një automat, një rele etj, e nga pak u ngrit se ishte bërnut. Çalon, po dhe ai programi që thashë, çalon shumë. Në perendim, se nuk kam shkuar, po këtu çalon jashtë mase. Njerëzit që i ngrejnë këto programe janë të paaftë, thonë se janë gjermane, po realiteti thotë ndryshe, shumë pak njerëz që dinë të drejtojnë aty.

Ju po thoni që ata që drejtojnë është një tjetër problem i rëndësishëm me këto shkolla teknike?

Unë kam qenë mësues edhe në shkollë të natës, edhe ai kishte program më të mirë. Po, ka një indiferentizëm që bëhet o për para, o për mosaftësi. Nuk më pëlqen ky lloj drejtimi. Idetë drejtojnë prakatikën, këto ide janë të kota, pa vlerë, me këtë drejtim studentët dalin anadollakë, njerëz që nuk dinë dhe nuk kanë aftësinë e tyre për profesionin.

A mund të specializohen këta ‘të tillët’, si thoni ju për të paditurit?

Shiko, dilnin mekanikë, saldatorë, elektricistë, deri retifikatorë, bareno, mbanin edhe në ushtri, edhe në bujqësi edhe në industri për gjithë vendin, ishte absolute nga shkollat.

Sigurisht që mund të specializohen si dikur, por duhet programi, ai që thashë më sipër. Shiko, saldatorët në kohën e monizmit ishin të zotë të saldonin në kushtet më ekstremet, në hidrocentrale, në ujë, me shumë forma, me gjenerator, me elektrik, me elektromotor etj, kishte adapt njerëz që dilnin metalprerës dhe përpunes, sot nuk e kanë haberin, vetëm duan diplomën e shkollës.

Nga ana tjetër programi nuk është i duhuri, duhen njerëz vizionarë që të orientojnë programe, projekte, nuk ka as elemetaret. Janë mbledhur të gjithë në Tiranë. Edhe ata që thonë se nuk janë të aftë kanë të drejtë, megjithëse në kohën e monizmit kishte trajnime, stazhe dhe orë të tëra mësimi praktike, tani nuk ka asgjë. Tani është në vrullin dhe në mëshirën e fatit me rroga të ulta. Shkalla e vështirësisë së matematikës si psh., integralet e pacaktuara, e caktuara, vinin gradualisht, edhe vështirësia e matematikës. Unë isha në elektrikë dhe bëja praktikë në kovaçanë. Madje në atë kohë ka pasur të deklasuar kundër regjimit dhe përsëri bënin madje dhe libra, ishin profesorë aty, gjysma si me biografi të keqe, ishte baba Musta pedagog, Demir Alizoti, Mehmet Çami, Hajrrullah Ruçi. Ruç Beqiri, Beqir Sinani, Sinan Patoku.

Për këtë problem duhet programi, komiteti qëndror, pra truri t’i japë drejtim, ai drejtimi nga sipër, ai rregullon programin, teknikën duhet rrënja, ajo bazikja, unë shoh dhe mënyrën si e trajton ai matematikën në klasë të dytë. Duhen të reja, moderne, të kohës.

Çfarë mund të thoni tjetër rreth këtyre problemeve për shkollat teknike?

Shiko, unë po të përmend vetëm atë historinë e djalit që mbajti të fshehur babain se mbreti kishte dhënë urdhrin që t’i vrsinin të gjithë të moshës së tretë. Kur u ra halli, vetëm babai i tij ia zgjidhi mbretërisë. Mbreti e kuptoi që djali e kishte mbajtur babain të fshehur. Duhet gërshetuar e reja me të vjetrën, tradita, kultura, ka humbur, nuk duan më dije, duan vetëm pushtet e të duken. Por në fakt nuk kanë asnjë dije, është për t’u vajtuar. Profesioni duhet ta dashurosh. Me dëshirë bëhesh gjithçka dhe arrin çfarë do.
Ju faleminderit shumë!

Burimi: Konica.al