Ministrja Ogerta Manastirliu ishte duke pritur në studion e ERTV-së gazetarin Alteo Hysi për të zhvilluar një intervistë, mirëpo Alteo s`erdhi vetëm.
Ai kishte menduar ta surprizonte ministren me rastin e 8 marsit dhe ia arriti qëllimit.
“Është 8 marsi dhe i kam sjellë lulet për një grua, për një zonjë, për një nënë”, tha gazetari, duke shtuar se uronte gjithashtu të gjitha gratë dhe vajzat në këtë ditë.
Edhe ministrja Manastirliu tha se kjo buqetë nuk ishte vetëm për të, por për të gjitha gratë dhe vajzat.
Gjeste të tilla, të bëra nga djem të rinj na ngjallin shpresat se edhe çunat shqiptarë po bëhen djem detajesh e surprizash.