Presidenti amerikan Donald Trump thotë se mendon që gjithçka po shkon mirë deri tani në spital, i shtruar pak orë pasi u konfirmua pozitiv me koronavirus.
Trump ka postuar për herë të parë në Twitter që kur u shtrua në spital dhe i falënderon të gjithë.
“Mendoj se po shkon mirë! Faleminderit të gjithëve. DASHURI !!! ”, shkruan presidenti i SHBA.
Sakaq, më herët ai shpërndau dhe një video para se të hipte në helikopter dhe të nisej për në spital dhe shprehet se mendon “që jam shumë mirë. Por po shkoj në Spitalin Walter Reed për të garantuar që kjo gjë përfundon krejt mirë”.