Kryetari i PD-së, zhvilloi sot disa takime në Malësi të Madhe dhe në Shkodër me një grup të rinjsh.
Por gjatë këtij takimi nuk kanë munguar edhe incidentet për kryetarin. Gjatë ecjes në pedonale, një demokrat i vjetër e kritikoi liderin e PD-së.
Qytetari i thotë se ata që të vijnë pas janë njerëz që kanë bërë gradaçela dhe kanë përlyer demokracinë.
“Unë e kam mbajtur Azem Hajdarin në shpatulla, dhe këta që i shkojnë mbrapa kanë bërë gradaçela. Janë nja katër-pesë vetë nga këta që kanë përlyer demokracinë” thotë ai.
Një qytetar ndërhyn duke i thënë ‘nuk po të pyesin”, por ai i kthehet duke i thënë se “jo mor jo do të pyesin”. E ndërsa truproja i Bashës mundohet që ta largojë, ai vijon me akuzat “I shkojnë këta zagarët mbrapa këta të tjerët, duan të dalin në televizor” shprehet qytetari.