osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Shkodra përçan aleancën Meta-Berisha: Kreu i PL godet Bardh Spahinë

Shkodra përçan aleancën Meta-Berisha: Kreu i PL godet Bardh Spahinë

Nisin përplasjet e para mes Sali Berishës dhe Ilir Metës për zgjedhjet vendore. Kreu i PL mbështeti primaret dhe pranoi të gjithë kandidatët e Berishës, por duket se Bardh Spahia i Shkodrës nuk hyn në listën e të preferuarve.

Ilir Meta e ka sulmuar hapur sot Bardh Spahinë, duke deklaruar deri diku se ai është treguar mosmirënjohës. Sipas Metës, LSI e ndihmoi që të shpallej fitues, por ai i mori për vete meritat.

“Ka pasur përkrahje nga Partia e Lirisë, ka pretendime nga pala tjetër se nuk ka pasur, ka pasur edhe disa probleme me kryetarin e ri të Shkodrën, në drejtim me respektimin e kontributeve të tij”, tha Meta në “Real Story”.

Sipas informacioneve krisjet kanë nisur për shkak të punësimeve. Bardh Spahia nuk ka pranuar të fusë në bashki njerëzit e Metës dhe kanë nisur tensionet.

Ndërkohë, Meta u pyet dhe për marrëdhëniet me Sali Berishën, ku ndryshe nga herët e tjera që shprehej se doktori është si Kristiano Ronaldo, sot deklaroi se ata janë bashkuar për të mirën e opozitës.

“Mendoj se është një marrëdhënie që vjen nga domosdoshmëria e bashkimit të të gjitha forcave, pavarësisht nga e kaluara secili prej nesh, për çështjen më të madhe, ekzistencën e kombit tonë. Kërcënohet jo vetëm nga shpopullimi, por shpërbërja”, tha ai.

Nuk duhet harruar se javën e parë Meta shkoi në selinë e PD dhe nuk u prit nga Berisha, por nga Flamur Noka. Foltorja tha se Berisha ishte me grip, por dje ai u shfaq në seli dhe dukej në gjendje shumë të mirë. Pra duket sikur raportet mes dyshes opozitare kanë nisur të ftohen.