Surprizon bashkia Shkoder, e cila ndersa territori i perballet me permbytje e zona me e goditur eshte Ana e Malit me fshatrat Obot, Gorice apo Muriqan, kjo e fundit hap tender per shtrimin me asfalt te rruges Oblike – Obot.
Natyrisht qe per rrugen ne fjale por edhe zonen ne teresi kerkohen investime te tjera qe te shmangin se pari permbytjet qe jane shkaterruese per ekonomine e brishte te ketyre familjeve, por edhe jetesen e tyre, shkruan Shkodranews. Te hedhesh te tilla sasi lekesh per pak kilometra rruge, kur ato neser serish mund te permbyten e asfalti te demtohet pa zene vend mire, kete vetem bashkia Shkoder mund ta beje, e cila e pakoordinuar projekton investimet ne qytet e njesi vendore.
Rruget jane nje domosdoshmeri per cdo fshat por ato se pari duhen ndertuar me standarte, e jo sa per statistika, apo ne zona ku studimet mungojne, e rreziqe te tjera nuk ta garantojne jetegjasine e saj, si ne rastin konkret vershimet e ujrave qe cdo dimer me muaj te tere, jane prezent ne keto territore.