Në Shkodër qindra e qindra tifozë u mblodhën sot para Bashkisë, duke protestuar për gjendjen skandaloze të skuadrës së tyre dhe duke bërë përgjegjëse direkte kryetaren e bashkisë Shkodër Voltana Ademin. E ndërsa në Shkodër janë në ankth për fatin e skuadrës, sepse rrezikon rënien, një shkodran po bën të pamundurën të ngjisë ekipin e tij në elitë dhe ai është Hamdi Salihi, i cili luan në ligën e dytë austriake me Nojshtad.
Kështu, Salihi vazhdon formën e tij mbresëlënëse me fanellën e Viener Nojshtad në futbollin austriak. Sulmuesi shqiptar ka realizuar sot golin e tij të 22-të në kampionat, për të marrë kreun e renditjes së golashënuesve më të mirë të kategorisë së dytë austriake. Por goli i sotëm nuk i mjaftoi i skuadrës së Nojshtad, që humbi mundësinë për t’u pozicionuar në renditje në një prej vendeve që të sigurojë ngjitjen direkte në elitën e futbollit austriak.
Në duelin ndaj Uatens, Salihi shënoi golin e avantazhit për ekipin e tij në minutën e 56 të takimit. Por pak minuta më vonë vendasit barazuar rezultatin në 1-1, shifra që nuk do të ndryshonin deri në përfundimin e ndeshjes. Ky rezultat pozicionon Nojshtad përkohësisht në vendin e tretë në renditje, që garanton pjesëmarrjen në “play-off”, kur kanë mbetur edhe dy javë deri në fund të kampionatit. Salihi po shkon drejt “këpucës së artë”,. Pasi është në pozita mjaft të forta krahasuar edhe me rivalët. /Pamfleti Sport