Shkodra i ka bërë nderimet e fundit dirigjentit të njohur Kujtim Alija. Bashkia ka organizuar sot një kortezh në kujtim të dirigjentit, i cili u nda nga jeta një ditë me parë nga një sëmundje e rëndë në moshën 60-vjeçare.
Kortezhi parakaloi i shoqëruar nga banda frymore e qytetit nga qendra kulturore e fëmijëve ku Alija kontribuoi për shumë vite deri tek teatri “Migjeni”.
Familjare, të afërm, miq të muzikës dhe qytetare te Shkodrës bashke me bandën frymore shoqëruan kortezhin në nderim të emrit te madh te muzikës shqiptare, Kujtim Alija.