Pas durrsakëve të Teutës, edhe 2 skuadra të tjera shqiptare janë kualifikuar për në raundin e dytë eliminator të Ligës së Europës. Bëhet fjalë për Shkëndijën dhe Renovën. Të dy këto shqiptare, që përfaqësojnë Maqedoninë e Veriut, kanë arritur të triumfojnë në transfertë, duke avancuar më tej.
Kuqezinjtë e Ernest Gjokës, mposhtën azerët e Sumgayit me rezultatin 0-2 falë golave të Ibrahimit dhe Doreiv nga pika e bardhë e penalltisë, ndërkohë që Renova mposhti armenët e Alshkert me rezultatin 0-1.
E vetmja skuadër shqiptare që është eliminuar deri në këto momente është Shkupi, që u mposht nga Neftçi Baku me rezultatin 2-1.
REZULTATET:
Sumgayit-SHKËNDIJA TETOVË 0-2
Ibrahimi 55′ (p), Doriev 89′