Monlupinavir është emri i antiviralit më të ri që shkencëtarët amerikanë kanë krijuar për të parandaluar përhapjen e koronavirusit dhe që pritet të jetë në treg në Maj të 2021.
Në një intervistë, neurokirugu Kita Sallabanda thotë se Spanja është në pritje të këtij medikamenti që pasi ka marrë miratimin shkencor, pritet të marrë dhe certifikimin nga FDA.
“Ka tre efekte shumë të rëndësishme. Efekti i parë është që në 24 orë ndalon përhapjen e sëmundjes. Efekti i dytë është që te të sëmurët rëndë përmirëson gjendjen e tyre shëndetësore. Efekti i tretë është që shkurton fazën e zhvillimit të sëmundjeve”.
Antivirali merret në forme tablete dhe pritet të jetë në treg të lirë në farmaci. Sipas Sallabandës, ai do të krijojë stabilizim të situatës deri në imunizimin e popullatës me anë të vaksinës.
“Në Spanjë ne mendojmë që deri në muajin Qershor të kemi vaksinuar 20 milionë qytetarë sipas grupmoshave dhe sipas rrezikut që kanë”.
Të parët që do të marrin vaksinën në Spanjë do të jenë moshat mbi 70 vjeç, për t’u pasuar me ekipet mjekësore, e më pas grupet e riskut, sipas kategorive më të rrezikuara.