Policia e Tiranës thotë se ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në një lokal në rrugën “Shefqet Musaraj”, ku pati të shtëna me armë zjarri.
Nga ana e uniformave blu u bë arrestimi i 35-vjeçarit Laert Hita, për veprat penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe Kanosje”.
Gjithashtu u identifikua dhe u shpall në kërkim A. P., 50 vjeç, banues në Tiranë.
Ata akuzohen se mbrëmjen e djeshme rrugën “Shefqet Musaraj”, në lokal në pronësi të Hitës, për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht me njëri – tjetrin.
Gjatë konfliktit ata kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të njëri-tjetrit, por pa pësuar dëmtime nga të shtënat.
Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës.