Shkëlzen Selimi ka një karrierë të gjatë në sistemin gjyqësor. Ai u dekretua në shtatorin e vitit 2010 nga Presidenti i atëhershëm i Republikës, Bamir Topi.
Shkëlzen Selimi është emëruar Gjyqtar në Gjykatën e Lartë me datë 16.06.2011.
Ai është një nga 4 gjyqtarët e Gjykatës së Lartë që iu është refuzuar viza amerikane.
Gjithashtu ka qenë anëtar i vendimeve me bujë mediatike, siç është rrëzimi i dënimit me burgim të përjetshëm për Lulzim Berisha, po ashtu ka qenë në trupat që ngjarjes së Gërdecit, 21 janarit dhe çështjen e ish-guvernatorin z. Adrian Fullani.
Eshte ky gjyqtari që çirret PD duke i ngarkuar Dvoranit mos ekstradimin drejti Italisë Gazmend Myrtajt.
Kandidatura e tij është kontestuar mjaft fort nga maxhoranca e djathtë në atë kohë, e cila e ankimoi deri në Gjykatën Kushtetuese. Megjithatë, në shtator të vitit 2011 Kuvendi e miratoi emërimin e Shkëlzen Selimit në Gjykatën e Lartë.
Ai u bë një nga magjistratët e parë që arriti në Gjykatën e Lartë si gjyqtar karriere. Shkëlzen Selimi ka shqyrtuar një sërë çështjesh, edhe si gjyqtar rrethi, por edhe si gjyqtar i Gjykatës së Lartë. Kujtojmë këtu se ai ka dënuar ish-kreun e Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano, për heqjen e tabelave me mbishkrimet shqip në këtë bashki.
Ai u dënua me gjashtë muaj burgim dhe 3800 euro gjobë për këtë shkelje. Po kështu, gjyqtari Selimi ka mbajtur edhe një peshë të madhe të çështjeve penale që adresohen në Gjykatën e Lartë. Ai ka gjykuar “të fortët”, si Bandën e Lushnjës, Bandën e Cërrikut, “të fortin e Shijakut, Ilir Xhakjen, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm.
Selimi ka pasur edhe Dritan Dajtin, të akuzuar për vrasjen e katër policëve në Durrës, ka dhënë vendim për burgim të përjetshëm për Arben Frrokun, si edhe ka gjykuar edhe Bandën e Durrësit. Gjyqtari Selimi ka gjykuar edhe çështje korrupsioni gjyqtarësh, siç është rasti i Majlinda Andreas, por edhe çështje sensitive si “21 Janari” dhe “Gërdeci”.