osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Shkelzen Berisha i lidhur me 1 ton drogë në Spanjë/ Interpoli ‘shkatërron’ djalin e ish-kryeministrit. Zbulohen emrat

Shkelzen Berisha i lidhur me 1 ton drogë në Spanjë/ Interpoli ‘shkatërron’ djalin e ish-kryeministrit. Zbulohen emrat

Një nga personat e arrestuar në Spanjë me rreth 1 ton kokainë rezulton me lidhje të forta në qarqet e biznesit në Tiranë. Bëhet fjalë për atë kategori biznesi të lidhur me familjet kryesore politike shqiptare.

Burime të Interpolit thanë për gazetën DITA identitetin real të njërit prej të arrestuarve që në media ka dalë me emër të ndryshuar. I arrestuari është në fakt shtetasi Arjan Ndoci. Ndoci është vëllai i Viktor Ndocit, ndërtues i njohur në Tiranë, së fundi ndërtues i qendrës tregtare Ring në zonën e Zogut të Zi në kryeqytet. Ndoci njihet për lidhjet me djalin e Berishës, Shkëlzenin.

Në të shkuarën është përfolur madje se prishja e mbikalimit të Zogut të Zi, një shpërdorim milionësh i taksave të qytetarëve të Tiranës erdhi për shkak të këtyre lidhjeve dhe interesave të përbashkëta Ndoci-Berisha.

1 ton kokainë dhe rreth 1.5 milionë euro u bllokuan pas operacionit të organizuar në bashkëpunim me DEA-n amerikane, drejtorinë e antitrafikut të Kolumbisë, dhe koordinimit me Europol. Organizata transportonte kokainën në sasi të mëdha nga Kolumbia dhe përdornin një rrjet kriminal spanjoll.

Droga transferohej me valixhe të mëdha të zeza e kamufluar si “shërbim ekskluziv transporti”. Pesë persona janë arrestuar nga ky megaoperacion, ndër të cilët dy shqiptarë, njëri prej të cilëve është Arjan Ndoci.

Dy shtetasit shqiptarë, sipas hetuesve ishin përgjegjësi i drogës së kapur dhe personi i tij i besuar i grupit kriminal. Gjithashtu u arrestuan dhe dy spanjollë me disa dokumente identifikimi, që kishin përsipër detyrën e marrjes grumbullimit dhe transportit të drogës. Në Kolumbi i arrestua dhe kreu i organizatës i cili ishte arratisur nga Spanja në Kolumbi pas sekuestrimit të drogës në Spanjë. Përveç drogës dhe parave, policia sekuestroi pesë makina luksoze, telefona, distinktiv të rremë policie dhe armë./Dita