Kush ka dyshime se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë në dijeni për çdo poshtërsi të politikëve shqiptarë, le të shikojë kabllogramet që ambasadorët amerikanë në Tiranë i kanë dërguar Departamentit Amerikan të Shtetit mbi veprimtarinë e zezë të politikës shqiptare. Kabllogramet janë të bazuar në dëshmi konkrete të bëra brenda Ambasadës Amerikane, në dokumente dhe në investigime me metoda të tjera. Disa nga kabllogramet do të jenë pjesë veprimtarisë së drejtësisë së re, pasi përmbajnë të dhëna të mjaftueshme për të nisur hetimet dhe për të arrestuar pushtetarë aktualë për krime njerëzore, korrupsion, urdhra të paligjshme, kërcënime me vdekje, shantazhe etj. Të paktën i biri i Sali Berishës, Shkëlzen Berisha dhe Fatmir Mediu, rrezikohen pas ngritjes së Byrosë Kombëtare të Hetimit, duke u bazuar në kabllogramet e Ambasadës Amerikane drejtuare Departamentit Amerikan të Shtetit.
Për llogari të hapjes së dosjes së Gërdecit, amerikanët pritet të kthejnë në Tiranë, ish-shefin e ushtrisë shqiptare, Luan Hoxha, i kërcënuar me jetë nga Shkëlzen Berisha. Pas kërcënimit, Luan Hoxha kërkoi mbrojte nga amerikanët dhe u larguar nga SHBA nga frika se Sali Berisha mund ta eliminonte si dëshmitar kyç për Gërdecin. Tashmë situata në Shqipëri ka ndryshuar. Drejtësia po del gradualisht nga duart e Sali Berishës dhe Ilir Metës. Kështu që dëshmitarët të kyç të krimeve më të zeza të pushtetarëve po kthehen. Pas Izet Haxhisë, në Shqipëri pritet të mbërrijë edhe Luan Hoxha, për të dëshmuar para drejtësisë mbi rolin e Sali Berishës, Shkëlzen Berishës dhe Fatmir Mediut në Gërdec. Pas largimit, Luan Hoxha u dënua me 6 vite burg nga disa gjyqtarë të Sali Berishës. Ardhja e tij mund të jetë një katastrofë për familjen Berisha. Në rrethet politike flitet se me ngushtimin e lakut, familja Berisha dhe familja Meta mund të arratisen drejt Rusisë.
Sali Berisha, Fatmir Mediu, Aldo Bumçi dhe Shkëlzen Berisha i shpëtuan hetimit, arrestimit dhe burgut për Gërdecin, me anë të presioneve dhe shantazheve, por dy prej tyre nuk duhet të flenë të qetë. Ambasada Amerikane, në kabllogramet drejtuar DASH, ka dëshmi që bëjnë përgjegjës ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediun dhe Shkëlzen Berishën për Gërdecin. Ambasada ka administruar dëshminë e ish-shefit të ushtrisë shqiptare, Luan Hoxha, i cili ka folur për rolin e Fatmir Mediut dhe Shkëlzen Berishës në Gërdec. Ambasada ka lajmëruar Uashingtonin se ish-shefi i shtabit të ushtrisë Luan Hoxha urdhërohej nga Fatmir Mediu për Gërdecin. Luan Hoxha kishte lajmëruar Berishën dhe Topallin për rrezikun, por Berisha ishte vetë i implikuar bashkë me të birin. Sipas kabllogramit të Ambasadës Amerikane drejtuar DASH, Shkëlzen Berisha kishte kërcënuar me vdekje Luan Hoxhën, që të mos e hapte gojën për implikimin e tij në Gërdec, pas u vranë 27 njerëz, u plagosën 300 të tjerë dhe u hodh në erë një fshat i tërë, përfshirë 300 shtëpi. “Gjatë gjysmës së projektit në dhjetor 2007, Hoxha ishte urdhëruar nga Mediu pavarësisht shqetësimit të tij drejtuar me një letër kryeministrit Berisha, zonjës Topalli dhe Mediut. Pas kësaj, presioni mbërriti përmes telefonit nga një djalë i ri, i cili më pas sipas Luan Hoxhës, u konfirmua si Shkëlzen Berisha djali i kryeministrit”, thuhet në kabllogramin e Ambasadës Amerikane./Pamfleti.com