osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Shkëlqimi dhe rënia e shokut Troci! Zbardhet pasuria e prokurorit, si po nxiton të fshehë ‘gjurmët’ nga Vettingu (Foto)

Shkëlqimi dhe rënia e shokut Troci! Zbardhet pasuria e prokurorit, si po nxiton të fshehë ‘gjurmët’ nga Vettingu (Foto)

Nga Guxim Alimani

Vendosa t’ju shkruaj dhe unë, për të shprehur neverinë time ndaj prokurorit Ramadan Troci, i frymëzuar nga artikulli që u publikua të shtunën për të treguar kështu se dhe të afërmit e mi janë prekur nga vjedhja e pamëshirshme dhe e pangopur që ai bënte.

Pikë së pari më bëri përshtypje se si lajmi i së shtunës nuk u përhap aq shumë apo mos ndoshta, fuqia e tij ka arritur deri tek mediat, sepse kur bëhet fjalë për tema të kota, lajmet bëjnë bujë e kur para nesh na serviret me fakte e vërteta, njerëzit heshtin.

A mos duhej të ishit viktima dhe ju si të afërmit e mi që të reagonit kundër vjedhjes? Apo jeni ende të mendimit se ai është “heroi i shqipëtarëve”..?!

Mbaj mend se si 4 vite më parë i gjithë trupi u drodh nga emocioni se një i paprekshëm në Shqipëri u arrestua pikërisht nga personi i cili në media u quajt “Heroi i shqipëtarëve të ndershëm” dhe sot, përsëri më dridhet trupi kur bëj një rishikim të jetës luksoze që ai dispnonon në sajë të vjedhjeve, mashtrimeve, gjobvënies dhe dallavereve politike.

Nuk është e vështirë të marrësh një makinë llogaritëse pranë vetes dhe të arrish në rezultate se si me një rrogë prokurori dhe mësueseje (bashkëshortja) të kesh një jetë prej pashai…

Merrni dhe lexoni deklaratën e pasurisë dhe merrni krahasoni se si jeton z.Troci dhe më bindni nëse jam gabim.

7,000 €ur viti për një nxënës në Albanian Collage (Shkolla ku arsimohen 2 fëmijët e tij) = 14,000 €ur çdo vit.
Makinat luksoze të tij dhe të bashkëshortes. Prona të shumta në emër të baxhanakut apo të të afërmve.
698.139 ALL pagë e deklaruar e vëllait të tij (punonjës policie) të cilin lehtësisht mund ta shihni teksa paraqitet në punë me automjetin e tij tip Range Rover, në gjykimin tim e pamundur për tu përballuar nga një rrogë shteti të cilën e marr dhe unë dhe ende nuk disponoj diçka kaq luksoze pavarësisht se mashkull 34 vjeç.

Le të ngrihen dhe të flasin vlonjatët se saherë e kanë parë restoranteve të Vlorës duke përfituar dreka, darka dhe pushime pa folur këtu për ato që ata nuk i shohin dot por mund t’ju flasin me fakte ata që janë djegur nga arroganca dhe babëzia e personit në fjalë.

Mjaftonte të futeshe në profilin e bashkëshortes (para se ta mbyllte pasi me siguri diçka u ka rënë në vesh për hetimin dhe adresa e saj u zhduk) dhe të shikoje fotot në resorte luksoze (Shqipëri ose Turqi), fotot në vende të ndryshme të Europës, e mbuluar në aksesorë të shtrenjtë si syze, çanta dhe qese te firmave prestigjoze në duar, për të treguar para njerezve se ku shkonin paratë e popullit. E nëse këto ishin shpenzime me rrogat e tyre të rregullta, përse duhej të mbyllej adresa e facebookut?

Përse u zhdukën fotot me jaht brigjeve të jugut apo argëtimi i shfrenuar i fëmijëve në një ndër resortet më të shtrenjta të Turqisë, varëset e floririt dhe syzet e firmave të ndryshme që çifti Troci i shfaqnin hapur deri para çështjes së Vetting-ut.

Pra ne flasim e flasim ndërkohë që z.Prokuror zgjohet në banesën e tij në zemër të Tiranës (aty ku çmimi për m2 shkon 2,000 €ur), shtëpi të cilën e gëzoi pas emërimit si Krye Prokuror i Vlorës.

Krimi nuk e ka Atdhe Shqipërinë tonë. As Mafja po ashtu!Por krimi shtetëror duket se na ka zgjedhur ne per te akomoduar gjatë, ndoshta shumë gjatë.

Ministra që bejnë hesape me trafikantë ordinere hashashi, politikanë me llogari e bisnese marramendëse që çajne pa taksa e pa origjinë të parave tregun e zi të “kapitalizmit”shqiptar.

Duhen deca logji romanesh policeske t’i evidentosh vetem si emra e tituj pasurish të ekspozuara. E ndër këto shtresa mjerisht ata që spikasin jane disa Prokurore të larte te cilet paguhen nga taksat tona per te qene gardjane te ligjit.

Njihet nga te gjithë dhe po dokumentohet nga partneret pasuria marramendese e Adriatik Llallës, Petrit Fushës të cilet duket se kane shkelur kallo me të ndjeshme se ato tonat që tashme jane rreshkur dhe kane humbur sensibilitetin.

Por nuk ngelet aspak larg në abuzim dhe pasurim,prokurori Ramadan Troci!

Karakteristike e ketij manjaku parash e abuzimi ështe shpejtesia me te cilen ka grumbulluar milionat në cach dhe ne pasuri te paluajteshme. E veçanta e ketij Sheiku te ligjit ështe se çdo pasuri e ka ne emër të familjareve nga frika se zinxhinit të ri do t’i bëjne ndonjë prapësi.

Vëlla e baxhanake te tij gezojne pasuri prrallore sa kane detyruar sherbimet pergjegjese te Mbreterise se Bashkuar te vihen ne levizje.Vetem nje arredim shtepie i Ramadan Trocit ka kushtuar mbi 78.000 € ndërsa televizioni eshte blere me shifren marramendese 20.000 €!

Dhjetera dyqane,kafene,apartamente,vila e garazhe,autovetura superluksoze jane ne pronesi te tij.Ne mungese te shpreses se dikush ka tagrin dhe as vullnetin ti veje perballe ligjit si gazetar investigativ me pergjegjesine qytetare njerezore kam furnizuar organet me reputative te investigimeve te huaja dhe disa prej ketyre realiteteve do t’ja paraqes publikut shqiptar.

Vetëm kështu mund te mendojme se dicka mund te ndryshoje ne kete vend mjeran.Te pakten te ndalojme përgjithmonë që Prokurori e gjykatesi qe duhet te japin drejtesi te mos jene vete ata grabuqtaret e pashpirt që ju mungon vetem kapuçi dhe arma.

Më poshtë vetëm për shoqërim po postoj disa foto e harta te pasurive të Ramadan Trocit duke premtuar se ne ditet e ardhshme ai dhe të tjeret do te jenë pa hezitim në skaner dhe gjykim të publikut të gjerë.