osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Shkelja e madhe kushtetuese e Ilir Metës/ Mbajtja peng e Ditmir Bushatit në zyrë

Shkelja e madhe kushtetuese e Ilir Metës/ Mbajtja peng e Ditmir Bushatit në zyrë

Nga Ardit Rada 

Në shpjegimin e gjatë që jepte sot në kanalet zyrtare, Presidenca argumentonte arsyet që e shtynë Presidentin Ilir Meta të mos dekretojë Gent Cakajn si ministër të Jashtëm të Shqipërisë. Rreth këtyre arsyeve, në Tiranë dhe Prishtinë, ka këto orë një debat të gjatë që me gjasë do të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim, ndërkohë që shteti shqiptar mbetet de facto pa ministër të Jashtëm.

Dhe për këtë rrethanë aspak pozitive, fajtori kryesor është ai që duket se po mban peng ligjërisht procedurën e dekretimit dhe çdekretimit të ministrave të qeverisë së Edi Ramës. Ilir Meta u tha shqiptarëve se Gent Cakaj nuk mund të merrte firmën e tij si ministër, pasi kishte ide jonormale për ndryshimin e kufijve, sepse kishte refuzuar procedurat zyrtare të paisjes me certifikatat e sigurisë që duhet të kenë zyrtarët e lartë të shtetit dhe se ishte i ri në moshë dhe pa eksperiencë.

Të gjitha këto janë baza e argumentave të mosdekretimit të ministrit të ri. Ndërkohë Ilir Meta hesht në mënyrë skandaloze për mosfirmosjen e dekretit të shkarkimit të ministrit të Jashtëm në detyrë Ditmir Bushati. Zoti Bushati papritur duket se është kthyer në ministrin më të preferuar të kreut të shtetit, megjithëse të gjithë ata që kanë ndjekur ngjarjet politike të viteve të fundit, i dinë përplasjet dhe mëritë që kanë egzistuar mes të dyve.

Nëse është e dyshimtë dhe arbitrare ajo që Ilir Meta bën sot me Gent Cakajn, është krejtësisht e kundraligjshme dhe antikushtetuese ajo që ai bën me ministrin në detyrë Ditmir Bushati.

Ilir Meta ka marrë peng procedurën, duke mos shkarkuar Bushatin. Sepse procedura normale sugjeron që rrëzimi i një kandidati për ministër (në këtë rast Gent Cakaj), t’i hapë rrugën një emri tjetër për postin e kryediplomatit. Gjë e cila nuk mund të ndodhë ndërkohë që nuk është shkarkuar ministri paraardhës.

Kjo sjellje arbitrare dhe antiligjore e Ilir Metës, atij që duhet të jetë gardiani më i parë i Kushtetutës së Shqipërisë, përbën bllokimin madhor me dashje të procesit të ndryshimit të ministrave të qeverisë shqiptare. Një procedure që është krejt normale për çdo vend të botës. Ilir Meta e mban Ditmir Bushatin në post me dhunë, me qëllim që të pengojë Ramën që gjejë rrugët dhe formulat për daljen nga kolapsi.

Meta është kësisoj autori kryesor i krizës së thellë kushtetuese ku ka hyrë Shqipëria. Jo sepse dikush propozoi Gent Cakajn, por sepse dikush tjetër po pengon qëllimisht procesin kushtetues të vijojë zbatimin e tij./JavaNews.al