osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Shkatërroi malet e Krujës, ‘Babasi COO’ fut në kthetra edhe malet e Dibrës, Gjiknuri i ‘liron frerët’ firmës së ish-deputetit të PD (Dokumenti)

Shkatërroi malet e Krujës, ‘Babasi COO’ fut në kthetra edhe malet e Dibrës, Gjiknuri i ‘liron frerët’ firmës së ish-deputetit të PD (Dokumenti)

Firma ‘Babasi COO’, e drejtuar nga familjarët e ish-deputetit të PD-së, ka fituar të drejtën nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, për të shfrytëzuar një pasuri që kap vlerën e rreth 6 milionë USD, ku flitet për një zonë me mermer në Qarkun e Dibrës

Qeveria e Edi Ramës ka vendosur ‘të shpërblejë’ me një leje minerare firmën ‘Babasi COO’, për të cilën kryebashkiaku Erion Veliaj ka deklaruar se “Çim Babasi është gogoli i mjedisit, shkatërroi malet e Krujës”. Kjo deklaratë e fortë e Veliajt është bërë në mars të vitit 2016, ndërsa dy vite më vonë, në fillim të muajit shtator 2019, kjo firmë merr një super-dhuratë nga qeveria.

Firma ‘Babasi COO’, e drejtuar nga familjarët e ish-deputetit të PD-së, ka fituar të drejtën nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, për të shfrytëzuar një pasuri që kap vlerën e rreth 6 milionë USD, ku flitet për një zonë me mermer në Qarkun e Dibrës.

Pamfleti ju sjell më poshtë dokumentet e ankandit të zhvilluar nga Ministria e drejtuar nga Gjiknuri, ku firma “Babasi COO”, aq shumë e atakuar nga eksponentë të PS-së, do të shfrytëzojë zonën e njohur si Qafë Shtama. Në dokumente thuhet se kjo firmë do të kërkojë për mermer në zonën minerare nr.272/2, për vlerën totale të investimit prej 28 000 000 lekë. Nga kërkimet, mësohet se do të prodhohet minerali gëlqeror i mermerizuar në një sasi prej 1 000 m3 /vit.

Zona ndodhet në Qafë Shtamë, Qarku Dibër, ndërsa mësohet se i gjithë masivi ka një vlerë prej 615 000 000 lekë (rreth 6 mln USD). Në dokument, ministria e drejtuar nga Damian Gjiknuri, ka ftuar firmën e ish-deputetit të PD-së, që brenda 60 ditëve të paraqesë dokumentet dhe më pas, do të fillojë procedurat e tjera të pajisjes me leje mjedisore dhe me leje të tjera.

Por, procedurat kanë filluar, dhe pas shkatërrimit të malit të Krujës, kësaj firme i është dhënë edhe një shans tjetër, kësaj herë për të bërë lekë në një nga zonat më të bukura të Shqipërisë. Dhe, me ngritjen e infrastrukturës, firma do të ketë një fitim të madh me mineralin që do të nxjerrë.

Sipas ekstraktit të QKB-së, firma “Babasi COO” drejtohet nga familjarë të ish-deputetit të PD-së Ndriçim Babasi. Ky i fundit e ka drejtuar për vite me radhë këtë firmë, ndërsa nuk kanë munguar as akuzat me rivalët e tij politikë. Megjithatë, biznesmenët kanë bindje politike të ndryshme, por kur vjen puna te paratë, të gjithë bëhen bashkë. Natyrisht kundër popullit dhe natyrës. Nëse deri më tani jemi të gjithë dëshmitarë të shkatërrimit të kurorës së gjelbër të Krujës, pak vite më vonë, mund të ndodhë edhe shkatërrimi i Dibrës.