Max Allegri nuk është më trajner i Juventusit, tanimë është zyrtare. Vendimi i klubit erdhi pas një reflektimi të thellë që përfshin dhe aspektin ligjor.
Klubit nuk i kanë pëlqyer sjelljet e trajnerit në drejtim të arbitrave, drejtuesve dhe Guintolit në veçanti, dhe organeve të shtypit në deklaratat pas ndeshjes së finales së Kupës.
Tekniku u shfaq larg stilit të Juventusit, një thyerje raporti që i kushtoi pushimin nga detyra dy ndeshje para përfundimit të sezonit. Allegri do të përballej në raundin tjetër të Serie A, Thiago Motta, i përcaktuar si trashëgimtari i tij në stol në vitin e ardhshëm, pasi ka çuar Bolonjën drejt një kualifikimi historik në Champions, dhe pastaj në javën e fundit Monzën, në atë që do të kishte qenë rasti për t’i dhënë përshëndetjen e fundit tifozëve bardhezinj në Allianz Stadium.
Finalja me shije të hidhur nuk fshin historinë e trajnerit në klub, ku Allegri është një prej trajnerëve më të suksesshëm të Juventusit në të gjitha kohërat. Me Kupën e fundit të Italisë, është bërë edhe trajneri me më shumë fitore në këtë kompeticion, ndërsa për klubin bëhej fjalë për Kupën e 15-të të Italisë. Allegri ka fituar gjithsej 12 trofe me Juventusin, 5 tituj kampion, 2 Superkupa, dhe 5 Kupa të Italisë përveç dy finaleve Championsi të humbura.
Pas 5-vjeçarit të parë plot suksese tekniku ja doli të fitonte diçka dhe në aventurën e tij të dytë te bardhezinjtë, e cila ishte shumë komplekse për shkak të cështjeve të ndryshme jashtë fushe, (që nga proceset te ndryshimi i drejtimit të klubit dhe ekuilibrave të rinj për t’u vendosur.
Tekniku duhej të ulë në stolin e Juves edhe për një tjetër sezon, mbyllja e parakohshme e kontratës i heq mundësinë për të marrë pjesë në Super Champions Ligën e re dhe mbi të gjitha në Botërorin për Klube në verën e 2025./SuperSport